web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

600 milion euro nga qeveria për CEZ/ Basha: Do i shkojmë deri në fund të kësaj afere

29 Shtator 2015, 19:16, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur lidhur me aferën e 600 milion eurove dhënë nga qeveria shqiptare për kompaninë CEZ, me qëllim marrjen e vetos nga shteti çek për statusin e vendit kandidat.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se kësaj afere do i shkohet në fund, pasi këto janë lekët e shqiptarëve.
Postimi i plotë i kryetarit Basha:
I falem CEZ 600 milion euro, se Cekia mund te vendoste veton per statusin e vendit kandidat per ne BE! Ky eshte justifikimi me i fundit i Edi Ramës. Po a nuk ishte Edi Rama qe bllokoi statusin e vendit kandidat per kryetarin e qarkut te Fierit? Me i rendesishem kreu i qarkut Fier se 600 milion euro te shqiptareve? Nese do te ishte kaq i interesuar per statusin Edi Rama nuk e bllokonte tre vjet me rradhe. “Veto” eshte argument per mega-aferen e CEZ. 600 milion eurot e shqiptareve jane falur dhe ndare. Gjithcka tjeter eshte perralle e kokoshit 200 milionesh. Por nuk e ha me njeri kete corbe. Do ti shkojme deri ne fund kesaj afere. Keto jane leket e shqiptareve te cilet sot po burgosen e shtyhen drejt vetvrasjes per 2000 lekë.





Lajmet e fundit nga