Largimi i OSBE/ Ja letra e dërguar nga Ministria e Jashtme
Ministria e Jashtme iu ka dërguar letër ministrive të tjera ...
Për herë të parë që prej shpërthimit të krizës në Greqi duket realist një koalicion me bazë të gjerë midis të majtëve dhe konservatorëve. Kryeministri Tsipras e kundërshton atë, por votuesit e përkrahin.
Edhe në anketimet më të fundit para zgjedhjeve, partia e majtë Syriza e Alexis Tsiprasit dhe partia konservatore Nea Demokratia nën drejtimin e ish-presidentit të Parlamentit, Evangelos Meimarakis paraqiten me numër gati të barabartë mbështetësish – megjithëse për Syrizën shpesh thuhet se ka një përparësi të lehtë. Shtatë parti të tjera luftojnë për të hyrë në Parlament. Në këtë mënyrë duket shumë e mundur që as të majtët dhe as konservatorët të mos fitojnë një shumicë absolute në Parlament dhe se do të kenë nevojë për një partner koalicioni, nëse i fitojnë zgjedhjet. Të gjitha partitë në opozitë janë të sigurta: kundërshtarët politikë ecin drejt një koalicioni të madh partiak, për të zbatuar kushtet e kursimeve, për të cilat votuan gjithsesi në Parlament në mes të gushtit. Shefi i konservatorëve, Meimarakis është i hapur për një koalicion të madh dhe tregohet i gatshëm që të heqë edhe dorë nga posti i kryeministrit, po t’i shërbejë kjo formimit të qeverisë së përbashkët.
Alexis Tsipras dhe Vangelis Meimarakis në afishe elektorale
Për një kohë të gjatë, ish-kryeministri Tsipras pati heshtur për këtë çështje. Në ditët e fundit të fushatë elektorale ai duket se e ka marrë vendimin: një koalicion me konservatorët do të ishte “i panatyrshëm”, deklaroi ai në duelin televiziv të kandidatëve kryesorë të hënën (14.09.). Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, Tsipras ka hequr dorë nga sulmet personale kundër kundërshtarëve të tij konservatorë. A do të thotë kjo se koalicioni i madh është i mundur? “Jo, në asnjë mënyrë”, thotë Nikolas Voulelis, drejtor i gazetës liberale të majtë Gazeta e Redaktorëve, i cili konsiderohet si njohës shumë i mirë i jetës së brendshme të Syrizas. “Nëse Syriza do të bënte pas zgjedhjeve më të vërtetë një koalicion me konservatorët, Tsiprasi do të merrte fund. Ditën pasuese, shumica e deputetëve të majtë do të largohej nga grupi parlamentar.”
Shkëmbim replikash në finalen e fushatës elektorale
Sipas gazetës greke, Ethnos, kundërshtarët në zgjedhje në 48 orët e fundit përpiqen të bëjnë për vetë të pavendosurit. Janë 650.000 grekë, që sipas sondazheve nuk kanë vendosur ende. “Të dielën merr fund eksperimenti i Syrizas”, bëri të ditur shefi i opozitës Meimarakis të enjten, në manifestimin e fundit të madh para zgjedhjeve. Edhe shefi i Syrizas, Tsipras e ka ashpërsuar tonin ndaj kundërshtarit, thotë Vouelis në bisedë me DW. Tsiprasi kujton ish-kryeministrin e pafat Antonis Samaras dhe e krahason atë me shefin e ri të konservatorëve. “Ai u thotë: ai që voton për Meimarakis, nuk do të marrë gjë tjetër veçse një Samaras në format të ri. Programi zgjedhor dhe lista e kandidatëve janë hartuar në fund të fundit nga Samarasi.”
Në bazë të anketimeve, shumica e grekëve do ta përshëndeste një koalicion të madh partiak. Por ka edhe rezerva. “Nuk besoj se një koalicion i tillë do të ishte vërtet efektiv dhe do t’i përshpejtonte reformat e nevojshme”, thotë analisti i ekonomisë Kostas Stoupas në bisedë me DW. Argumenti i tij: kjo ka të bëjë me natyrën e partisë Syriza, që bën pa ndërprerje punë partie opozitare, edhe kur qeveris vetë.
Ministria e Jashtme iu ka dërguar letër ministrive të tjera ...
Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në PD, ka reagu...
Kur ROberta refuzon dhe këmbëngul që të martohen, Klajdi bën...
Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin kuban, Havana, në...
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në PD, Aveni...
Një fëmijë duke u zvarritur para policisë turke pasi refugja...
Kriza më e madhe e refugjave në Evropë për 70 vitet e fundit...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar, gjatë një taki...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social F...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Shqipëri, që nga viti 1997 kur në Ti...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Bujar Beqiraj, 45 vj...
OSBE nuk do të largohet nga misioni i saj në vendin tonë. To...
Nga Besnik Aliaj: Nje portret njerezor dhe i paautorizuar …D...
Pas akuzave të opozitës me dy konferenca për shtyp ka ardhur...
Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Burrelit, kanë p...
Kreu i Partisë Demokratike ka mbështetur protestën e banorëv...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar lidhjet e pushte...
Me urdhër të Prokurorisë janë liruar 3 ish-zyrtarë të hipote...
Ashtu sikurse ndodh rëndom fillimisht nisi një fushatë media...
Partia Demokratike në një deklaratë për media ditën e sotme ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...