Fier/ Arrestohet një person i dënuar për trafikim droge
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Bujar Beqiraj, 45 vj...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në Shqipëri, që nga viti 1997 kur në Tiranë u vendos një mision i përhershëm i OSBE, prania e OSBE ka qenë praktikisht prani e shtuar e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Të tetë ambasadorët e OSBE të cilët kanë qenë në Shqipëri që nga ajo kohë, austriaku Franz Wranitzky (mars-korrik 1997), holandezi Dan Everts (1997-1999), gjermani Geert Ahrens (1999-2002), finlandezi Osmo Liponnen(2002-2004), çeku Pavel Vaçek (2004-2007), holandezi Robert Bosch (2007-2010), gjermani Eugen Wolfarth, 2010-2013, deri te i fundit, austriaku Raunig i cili e nisi detyrën në 1 tetor 2013, vijnë të gjithë nga vende anëtare të Bashkimit Europian. Gjashtë prej tyre vijnë nga vende anëtare të NATO-s dhe dy të tjerët nga dy vende perëndimore të lidhur ngushtë me NATO-n. Prezenca e OSBE në Shqipëri ka qenë nën kontrollin e fortë të SHBA. Amerikanët kanë qenë vazhdimisht në pika kyçe, në hierarkinë e personelit të Prezencës së OSBE në Shqipëri.
Prandaj, raporti i OSBE-së i shpallur këtë muaj në Shqipëri, më tepër se i OSBE, është një dokument i NATO-s dhe Bashkimit Europian, madje një dokument amerikan. Fakti që raporti është përpiluar mbi bazën e të dhënave që kanë dalë në media nuk e zhvlerëson aspak raportin. Përfshirja e tyre në raport, thjesht ishte një pohim se media i ka marrë këto të dhëna nga shërbimet inteligjente dhe diplomatët e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian.
E dhëna më e bujshme e Raportit të OSBE ishte ajo se Kryeministri Rama ka 200 milionë euro pasuri të depozituar në emër të vëllait të tij, në banka off-shore. Kur një njeri ka 200 milion euro pasuri cash, ai duhet të ketë edhe një pasuri të patundshme deri në gjysmën e kësaj shume, si dhe gjatë kohës që ka vënë këtë pasuri duhet të ketë shpenzuar së paku një të katërtën e të ardhurave të tij. Pra, pasuria e vërtetë e Edi Ramës duhet të jetë 300 milionë euro, dhe bashkë me paratë e shpenzuara duhet të ketë qenë rreth 350 milionë euro. Meqënëse raporti është bërë me të dhëna të mbledhura deri në 2014, do të thotë se ai pothuajse nuk mbulon kohën kur Edi Rama u bë kryeministër. Prandaj, në raport bëhet fjalë për pasurinë që Edi Rama ka nisur ta bëjë që nga viti 1998 kur u bë ministër, por kryesisht që nga viti 2000 kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, post të cilin e mbajti për njëmbëdhjetë vite.
Kështu, Edi Rama, gjatë njëmbëdhjetë viteve që ishte në krye të bashkisë së Tiranës, është pasuruar mesatarisht me 30 milionë euro në vit. Me dhjetë milionë euro në vit duhet të të jetë pasuruar në kohën që ishte Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Pyetja është se sa do të pasurohet Edi Rama në periudhën që do të jetë kryeministër? Kuptohet se si kryetar i qeverisë ai ka mundësi për t? u pasuruar shumëfish, në krahasim me periudhën kur ishte vetëm kryetar bashkie, apo Ministër i Kulturës. Nëse Edi Rama, gjatë kohës që ishte ministër dhe kryetar bashkie, megjithë pengesat që i krijuan herë pas here kryeministrat Nano, Meta dhe Berisha, arriti të pasurohet me 350 milionë euro, në 13 vite, Rama kryeministër gjatë 12 viteve, aq sa dëshiron të rrijë ai në pushtet (duke fituar tre palë zgjedhje parlamentare), mund të fitojë dhjetëfishin e kësaj shume, pra gjithsej 3.5 miliardë euro, domethënë rreth 300 milionë euro në vit.
Kështu që pasuria e tij e përgjithshme do të arrijë në 3.8 miliard euro, nëse shtojmë edhe pasurinë prej 300 milionë euro të cilën e zotëron tashmë. Por me pak më tepër përpjekje, Edi Rama mund të jetë Mister 4 Billion Euro, në përfundim të 12 viteve të tij si kryeministër, nëse arrin ta mbajë kaq gjatë pushtetin.
Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian, që kontrollojnë Prezencën e OSBE në Shqipëri, e njohin ekuacionin e pasurimit të Edi Ramës dhe me publikimin e raportit duan t? i dërgojnë një paralajmërim atij.
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Bujar Beqiraj, 45 vj...
OSBE nuk do të largohet nga misioni i saj në vendin tonë. To...
Nga Besnik Aliaj: Nje portret njerezor dhe i paautorizuar …D...
Pas akuzave të opozitës me dy konferenca për shtyp ka ardhur...
Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Burrelit, kanë p...
Kreu i Partisë Demokratike ka mbështetur protestën e banorëv...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar lidhjet e pushte...
Me urdhër të Prokurorisë janë liruar 3 ish-zyrtarë të hipote...
Ashtu sikurse ndodh rëndom fillimisht nisi një fushatë media...
Partia Demokratike në një deklaratë për media ditën e sotme ...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj po reklamon fuqishëm javën pa ma...
Partia Demokratike ka vazhduar sulmin frontal kundër ministr...
Ish-kryeministri, Sali Berisha është solidarizuar dhe i ka d...
Policia e Pogradecit ka arrestuar mesditën e sotme, dy perso...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit Astrit Hysenaj, 51 v...
Në Shkodër është zhvilluar një protestë kundër masave anti-i...
Policia e Elbasanit ka asgjësuar 1700 bimë narkotike të lloj...
Enkelejd Alibeaj dhe Ardian Turku kanë marrë pozicione të re...
Policia e Korcës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Miksel ...
Efektivët e Policisë së Tropojës kanë arrestuar shtetasin Nd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...