Berisha solidarizohet me protestën e banorëve të Shkodrës
Ish-kryeministri, Sali Berisha është solidarizuar dhe i ka d...
Partia Demokratike ka vazhduar sulmin frontal kundër ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Ata e quajnë ministrin si turp kombëtar, në një deklaratë për media me deputetin, Flamur Noka.
Sipas tij, Tahiri është zmadhim i inkriminimit, dhunim ligji e shkelmimi të çdo standarti dhe norme të këtij vendi.
Deklarat e plotë.
?Çdo ditë që kalon me Saimir Tahirin si Ministër i Brendshëm, është një zmadhim i inkriminimit, është një dhunim ligjit, një shkelmim i çdo standardi e norme në këtë vend.
Për 10 ditë me radhë, ai nuk u përgjigj për akuzat më të rënda që i janë bërë ndonjë ministri të brendshëm si i lidhur këmbë e krye me bandat e trafikut të drogës, akuza të bëra nga një oficer i lartë policie, me prova e fakte konkrete.
Sigurisht Tahiri sulmoi oficerin, i vlerësuar ndërkohë nga partnerët për punën e tij, dhe sulmoi opozitën që kërkoi largim dhe hetim të Ministrit,.Tahiri nuk guxoi te thoshte asnjë fjalë pse makina e tij, AA003GB, përdorej nga habilajt e drogës për trafikimin e narkotikëve.
Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën, të gjithë jemi të qartë. Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin çtë donin dhe kudo ku kalonin vetem nderoheshin nga punonjesit e policise.
Po flasim për persona me precedentë, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë e në gjithë Jugun.
Më në fund, në një gjendje jo shumë të esëllt, Saimir Tahiri e pranoi se po, makina e tij ishte përdorur nga trafikantët.
Dhe më keq, Saimir Tahiri pohoi edhe një krim tjetër, kur tha se e paska shitur makinën, por në të zezë, nuk e ka deklaruar, nuk ka paguar taksa për këtë aktivitet.
A e perfytyroni dot se sa ligje janë shkelur këtu, nga kush?
Nga ministri i Brendshëm.
Bashkëpunon në krim duke u dhënë makinën trafikantëve, pastaj bën deklarime të rreme kur thotë se makinën nuk e paska më në zotërim, por këtë nuk e vërteton dot, sepse po ta vërtetojë, e kap ligji tjetër i fshehjes së pasurisë dhe e evazionit fiskal.
Vetë zot vetë shkop, ligj e maliq së bashku. Këtu gjendemi sot, në këtë ditë të përdhosjes së shtetit nga ai që e kemi Ministër të Brendshëm.
Saimiri i Ramës është sot një turp kombëtar që vendi ynë, shoqëria dhe qytetarët nuk mund ta mbajnë.
Por është gjithashtu një rrezik permanent për ligjin dhe sigurinë, pasi bashkëpunon me bandat, dhe këtë e pranon edhe vetë, fsheh pasurinë, dhe këtë e pranon edhe vetë.
Largohu një orë e më parë e shko para drejtësisë përpara sa zollumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më?, përfundon Noka.
Ish-kryeministri, Sali Berisha është solidarizuar dhe i ka d...
Policia e Pogradecit ka arrestuar mesditën e sotme, dy perso...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit Astrit Hysenaj, 51 v...
Në Shkodër është zhvilluar një protestë kundër masave anti-i...
Policia e Elbasanit ka asgjësuar 1700 bimë narkotike të lloj...
Enkelejd Alibeaj dhe Ardian Turku kanë marrë pozicione të re...
Policia e Korcës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Miksel ...
Efektivët e Policisë së Tropojës kanë arrestuar shtetasin Nd...
Grida Dumën vazhdojnë ta përndjekin problemet për shkkak të ...
Aleanca KuqeZi shpalli sot në aktivin e Tiranës strategjinë ...
Që shqiptarët prej vitesh zënë një rol të rëndësishëm në kri...
Prezenca e OSBE në Tiranë, e drejtuar nga ambasadori Florian...
Ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, shpallet nga a...
Nga një udhëheqës i një partie të vogël, për shumë vite me v...
Nga Rosa Balfour“German Marshall Fund”Bruksel – Turqia, me n...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Belsh. Mëso...
Shqipëria del nga lista e monitorimit të Këshillit të Europë...
Gjon Juncaj, ekspert i misionit të OPDAT të SHBA, do të het...
Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i m...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar informacione shte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...