web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Leskaj në Konferencën Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në Nju Jork : Kuvendi i Shqipërisë transformim rrënjësor

3 Shtator 2015, 09:10, Aktualitet CNA

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka marrë pjesë në Konferencën e 4-t Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Znj. Leskaj ka mbajtur edhe fjalën e saj në kuadër të këtij takimi.

Ajo tha se Kuvendi shqiptar sot është më i hapur dhe më gjithëpërfshirës, duke e konsideruar transparencën dhe mbikqyrjen si thelbësore për një demokraci funksionale.

“Parë në tre dimensione, atë të procesit legjislativ, rolit mbikëqyrës dhe përfaqësimit të duhur politik, Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar një transformim rrënjësor në përqasjen e tij, duke qenë sot më i hapur, më gjithëpërfshirës, dhe duke e konsideruar transparencën dhe mbikëqyrjen si thelbësore për një demokraci funksionale”, është shprehur znj. Leskaj.
Në kuadër të kësaj konference, znj. Leskaj zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, atë të Kroacisë Josip Leko, të Serbisë Maja Gojkovic, Kryetarin e Dhomës së Ulët të Mbretërisë së Bashkuar John Bercoë, kryetarin e Parlamentit të Norvegjisë Olemic Thommessen, atë të Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit Ogtay Asadov si dhe me përfaqësues të lartë të PNUD dhe UNFPA, përkatësisht agjencitë e zhvillimit dhe të popullsisë së Kombeve të Bashkuara.

 





Lajmet e fundit nga