Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar pas pranimit të PD në Partinë Popullore Evropiane se ka marrë mbëstetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike.
Është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm i Bashkimit Europian. Partia Popullore numëron Presidentin e Komisionit Europian, Presidentin e Këshillit Europian, grupin më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, numrin më të madh të komisionerëve në Komisionin Europian, pra është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm politik i Bashkimit Europian. Prej sot Partia Demokratike është anëtare me të drejta të plota i këtij bashkimi politik, i Partisë Popullore Europiane.
Së dyti, është një mbështetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike të thellimit të varfërisë dhe papunësisë dhe humbjes së perspektivës për shqiptarët të cilët po largohen masivisht nga vendi pasoja që nuk janë më thjesht dhe brenda vendit por që po ndihen edhe nga vendet anëtare të BE?, tha Basha.
“Qëndrimet e europarlamentarëve dhe zyrtarëve të lartë të BE-së me të cilët kam patur rastin të takohem dhe të bisedoj gjatë qëndrimit në Bruksel janë të qarta. Ata identifikojnë si shkaqe kryesore të fluksit të azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së keqqeverisjen e cila përbëhet nga kollona kryesore siç është inkriminimi i pushtetit, korrupsioni galopant i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes siç citojnë dhe raportet europiane dhe amerikane dhe papërgjegjshmërinë, padrejtësinë dhe arbitraritetin në hapat dhe aksionet e ndërmarra nga qeveria. Përveçse u konstatuan shkaqet e krizës Rama që është keqqeverisja, bashkëqeverisja me krimin dhe korrupsioni, u theksua dhe mungesa e vullnetit për të ndryshuar.
Tashmë është fakt që qeverisja Rama-Meta nuk ka zgjidhjen dhe nuk ofron zgjidhje as për problemin e shqiptarëve që po largohen masivisht dhe as për probleme të tjera me të cilat përballet vendi në mënyrë të përditshme. Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje. Ndaj, Partia Demokratike dhe unë jemi plotësisht të angazhuar të japim zgjidhje realiste për të ndalur krizën dhe përkeqësimin e përditshëm dhe për të ofruar një perspektive pozitive, një shpresë të re europiane për shqiptarët dhe për këtë kam marrë mbështetje të plotë në gjirin e Partisë Popullore Europiane?, u shpreh Basha.
I pyetur për reformën në drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi se pavarësisht mungesës së vullnetit të mazhorancës për të bashkëpunuar, Partia Demokratike është e angazhuar të qëndrojë fuqimisht e përkushtuar në vlerat e saj për një drejtësi të pa korruptuar për përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi por ama një drejtësi të pa kapur. Test fondamental, tha Basha, është dekriminalizimi për të cilën theksoi se PD është e vendosur ta bëjë edhe përkundrejt mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe përkundrejt vullnetit të Ilir Metës. Të premten, tha Basha, PD do të çojë ligjin për dekriminalizimin në Parlament.
“Ne kemi marrë pjesë në komision por në takimin e parë të komisionit, shumica edhe njëherë ka treguar se opozitën nuk e sheh palë për të bashkëpunuar për një gjë të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, por si një fasadë për të mbuluar përpjekjet për të kapur edhe njëherë sistemin e drejtësisë, siç kjo qeveri me këtë ngjyrë e kapi në periudhën 2000-2004. Megjithatë ne jemi të angazhuar të qëndrojmë fuqimisht të përkushtuar në vlerat tona për një drejtësi të pa korruptuar, për përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi por ama një drejtësi të pa kapur, se turpi i Shqipërisë sot është një Shqipëri e kapur, janë gjyqtarët e kapur që marrin vendime që u diktohen në telefon nga Edi Rama dhe Ilir Meta, dhe nga kjo sigurisht vendi nuk sheh asnjë të mirë, sheh e do të shohë vetëm të këqia. Megjithatë, testi fondamental i reformës në drejtësi dhe i çdo reforme duke përfshirë dhe hapat që duhen hedhur për të rikthyer besimin në zgjedhje të lira dhe të ndershme, që u plagosën rëndë më 21 Qershor nga dyshja Rama-Meta, është dekriminalizimi. Demokratë, kristiandemokratë dhe socialistë në Parlamentin Europian kërkojnë dekriminalizimin e politikës shqiptare, i gjithë opinioni publik shqiptar, të djathtë, të majte e të pa parti kërkojnë dekriminalizimin e politikës. Opozita e ka këtë një betejë kryesore. Të vetmit që heshtin dhe refuzojnë ta bëjnë këtë janë dyshja Rama-Meta.
Pa përfunduar me sukses testin e dekriminalizimit, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë perspektivë pozitive përpara. Ne jemi të vendosur që dekriminalizimin ta bëjmë edhe përkundrejt mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe përkundrejt vullnetit të Ilir Metës. Do të çojmë këtë të premte ligjin tonë për dekriminalizimin në parlament”, përfundoi Basha.
“Me kish marrë malli per Doris Pack!!Sapo e pashe, ishte she...
Partia Demokratike e Shqipërisë është bërë anëtare me të dre...
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që nor...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro për 11 ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka dalë...
Thuhet nganjëherë se në reformën në drejtësi hyn edhe dekrim...
Lëvizja Socialiste për Integrim po e luan fort kartën e numr...
Irena Nikaj kryetarja në detyrë e qarkut Korcë, e cila është...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me filli...
Në dy javët në vazhdim do të bëhet rikthimi i tyre në atdhe....
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka mbledhur 24 administratorët ...
Shtetasi Gj.Kambo ka rënë nën prangat e Policisë Kufitare në...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë edhe ...
Një zjarr i rënë mbrëmjen e së martës rreth orës 22:00, ka d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë ...
Efektivët e Policisë së Vlorës kanë asgjësuar 9746 rrënjë ka...
Një trup i pajetë është gjetur në përroin e fshatit Qinamakë...
Aksioni kundër informalitetit ka nisur në të gjithë Shqipëri...
Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ne nje postim te tij...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...