web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: Erion Braçe, kanal i zakonshëm i ujërave të zeza trazohet nga deklaratat e Doris Pack

2 Shtator 2015, 18:53, Aktualitet CNA

Partia Demokratike e ka konsideruar deputetin socialist Erion Braçe kanal të zakonshëm të ujërave të zeza, i cili është shqetësuar nga deklarat e Doris Pack. Përmes një njoftimi për mediat, PD thekson se Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit.

Deklarata e plotë:

Erion Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t?i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane.

 





Lajmet e fundit nga