Aksidenti i rëndë me betonieren në autostradë/ Zbardhen detaje nga ngjarja
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Batërdi, vjedhje dhe papërgjegjshmëri e frikshme me paratë e shqiptarëve në OSHEE. Paratë e mbledhura me forcë policore dhe herë me faturime abuzive, po bëhen rrush e kumbulla. Miliona euro po shpërdorohen, duke shkuar për shpenzime fiktive, si për imazh, rikonstruktime zyrash, për SMS, internet, makina, roje dhe lloj-lloj marrëzish.
Në zyrat e OSHEE qendrore në Tiranë, si dhe në degët e saj në qarqe zhvillohen disa tenderë çdo ditë. Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjatë muajit gusht janë zhvilluar mbi 110 tenderë. Në vend që këto para të shkojnë për investime në rrjetin e degraduar, apo të ulet çmimi i energjisë elektrike, miliona euro po shpërdorohen për shpenzime që nuk ekzistojnë.
Nga një monitorim i të gjithë tenderëve të hapur vetëm në muajt gusht dhe korrik në të gjitha zyrat e OSHEE në Tiranë dhe rrethe, rezulton se përveç shpenzimeve për materiale elektrike dhe produkte të tjera të nevojshme, janë hapur tenderë me vlera të mëdha, kryesisht për ndryshim imazhi, lobingje, kancelari, printime, riparime dhe rikonstruksione.
Tenderi më qesharak dhe abuziv është ai për ndryshimin e imazhit të kompanisë, me një vlerë rreth 340 milionë lekë. Po ashtu është hapur një tender tjetër me vlerë rreth 80 milionë lekë, vetëm për promovimin e kompanisë dhe sensibilizimin e qytetarëve duke trokitur derë më derë.
Printimet dhe mbikëqyrjet
Një numër i lartë i taksapaguesve shqiptarë dhe abonentëve të OSHEE do të shkojnë për kancelari, printime dhe për materiale të ndryshme. Jo se një gjë e tillë nuk është normale, por bëhet fjalë për tenderë me vlerë qindra milionë lekë. ?Printimi dhe Zarfimi në versionin Self Mailer i faturës të OSHEE, 58,800,000 lekë; Shërbimi i internetit dhe i telefonisë fikse, me afat 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, me një vlerë prej 14,988,800 lekë pa TVSH; Shërbimi i dërgimit të SMS në numrat e celularëve të abonentëve?, me afat 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, me një vlerë prej 3,896,000, vënë në dispozicion nga të ardhurat e OSHEE sh.a.; Shërbimi i printimit, me afat 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, me një vlerë prej 42,124,000 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e OSHEE sh.a?, janë disa prej tenderëve të hapur përgjatë korrikut dhe gushtit. Në zyrat e OSHEE në rrethe vihet re se një numër i madh i tenderëve janë hapur për mbikëqyrje punimesh apo për ruajtje të godinave të saj. Vetëm për mbikëqyrje punimesh tenderët kapin vlera 30-40 milionë lekë.
Ndërkohë që shifrat më të mëdha shkojnë për rikonstruktim dhe hapje godinash e zyrash të reja. ?Rikonstruksion i zyrave te OSHEE Vlorë, 12.415.728 lekë, pa TVSH, të ardhurat e vetë të OSHEE sh.a; Ndërtim dhe rikonstruksion të zyrave të administratës të OSHEE sh.a, 475,867,096 lekë pa TVSH?, janë disa prej tenderëve të tjerë të hapur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Po ashtu janë dhe një sërë tenderësh të tjerë që kapin shifra jo pak të ulta. Në Korçë dhe në Berat janë hapur me dhjetëra tenderë për investime në rrjet dhe riparime. Po ashtu miliona e miliona lekë priten të shpenzohen për materiale pune, pajisje dhe produkte të tjera të rëndësishme.
Plot 56 milionë lekë të vjetra do të shpenzohen nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vetëm për pastrimin e godinave të saj. Tenderi është hapur në datën 7 korrik, ndërsa të dhënat janë bërë publike nga vetë Agjencia e Prokurimit Publik. ?Lloji i Procedurës se prokurimit : Negocim, Pa shpallje paraprake të njoftimit. Objekti i kontratës: ?Shërbimin e pastrimit të ambienteve të OSHEE-se? për një afat 3 mujor. Fondi limit: 5,660,951 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e OSHEE SH.A. Vlera totale e kontratës: 5,535,599.9 lekë pa TVSH. Data e lidhjes se kontratës: 10/07/2015?, janë disa të dhëna të tenderit. Ndërsa një tjetër tender që ka hapur dhe debate është ai për trajnimin e punonjësve me një vlerë rreth 700 milionë lekë. Edhe pse shumë kompani bëjnë trajnime për punonjësit, shifra u konsiderua tepër e lartë, duke sjellë dhe akuza politike.
Nga Kastriot MYFTARAJTashmë është një e vërtetë e njohur se ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kreun e qeverise R...
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ndërmarrë mbrëmjen ...
Një aksident ka ndodhur në Minierën e Selishtës në Peshkopi,...
Besjan Pesha, aktivist i shoqerise civile, ne nje postim te ...
Ngjarja e Ervin Jonusllarit nga Cerrava e Pogradecit.NGA ART...
LSI-ja dhe njerzit e saj në shumicë janë pjesë e skandaleve ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar p...
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për media me kre...
Në këtë mbledhje, do të diskutohet për asociacionit dhe hapa...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Arrëz.Një ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka parë nga a...
Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një intervistë për median i...
Efektivët e Policisë së Shtetit kanë vazhduar aksionet e tyr...
Efektivët e Policisë së Tiranës kanë vënë nën pranga shtetas...
Paratë që u siguronte trafiku i drogës familjet Lamaj e Ahme...
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje finalizimin e punimev...
OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po punon për evid...
Nuk është shuar ende debati i nisur nga kantautori Gjergj Le...
Policia italiane e qytetit të Padovës ka arrestuar sot nënsh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...