web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

POLICIA E POGRADECIT MASHTRIME DHE PUSHIME VERORE!

30 Gusht 2015, 14:43, Aktualitet CNA

Ngjarja e Ervin Jonusllarit nga Cerrava e Pogradecit.

NGA ARTIN HALILI

Nje i ri nga fshati Cerrave humbi jeten ne nje aksident mengjesin e dates 28 gusht . 27 vjecari Ervin Jonusllari ishte duke ecur me motorr rreth ores 4 te mengjesit te kesaj date nga fshati Stropcke drejt baneses se tij ne Cerrave por ka humbur kontrollin dhe ka rene ne nje kanal ku gjeti edhe vdekjen,pergjate gjithe dites trupi i te riut nuk eshte pare nga askush atje ku kishte rene. Familja e te riut perkatesisht nena dhe nusja e tij pasi babai i kish vdekur disa kohe me pare ne Greqi,teksa kane pare qe djali nuk po kthehej ne banese mbremjen e dates 28 i jane drejtuar komisariatit te pogradecit ku kane denoncuar humbjen e djalit te tyre dhe me pas jane larguar. Por sic ndodh zakonisht policia nuk e percolli si informacion kete denoncim mengjesin e dates 29 per mediat ne deklaraten e saj.Dikush ne kete ervinikomisariat e ka pare kete denoncim si te panevojshem. Mesditen e dates 29 gusht me shkruan dikush ne profilin tim Facebook se nje i ri nga fshati Cerrave kishte humbur dhe me kerkoi ndihme per ti publikuar nje lajm.Ai qe me shkruante ishte i aferm i Ervinit, ai gjithashtu me tha se kishin bere edhe denoncim ne polici. Per te konfirmuar ngjarjen komunikova me policine por me thone se nuk ka nje denoncim te tille, pra per humbjen e ketij te riu dhe policia mbajti kete linje deri ne oren 22 -23 te dates 29 gusht se familja nuk e kishte denoncuar humbjen e tij,ne kete kohe duke komunikuar edhe me disa kolege te tjere gazetare publikova lajmin per humbjen e te riut ku citova edhe faktin se policia thoshte se nuk kemi denoncim. Nderkohe qe personalisht kam komunikuar edhe me pronarin e lokalit ku Ervini kishte pire me shoket si edhe me mamane e Ervinit te cilet me konfirmuan qe denoncimi ishte bere qe ne daten 28 ndersa policia deklaronte se dicka e tille nuk ka ndodhur. Pse them ne fillim te lajmit se policia eshte me pushime. Sepse oficeri qe ka marre denoncimin ate nate ka rrezik te mos e kete regjistruar fare,Denoncimin e nenes dhe bashkeshortes se Ervinit dhe askush nuk eshte vene ne kerkim te tij te pakten deri ne ne mesante te dates 29 gusht.Dhe genjeshtra del hapur sot. Mengjesin e sotem nje telefonate ka mberritur ne policine e pogradecit se nje trup me motorrin siper gjendej ne nje kanal dhe policia me pas konfirmoi se ai ishte trupi i Ervinit. Dhe per me teper polica genjen hapur fare ne deklaraten e saj se e ka shpallur kete person ne kerkim ne dt 29 kur te pakten deri ne oren 23 te kesaj date nuk na e ka konfirmuar dicka te tille, por nga ana tjeter kjo shpallje duhej qe te ishte bere qe ne daten 28 kur familja kishte bere padine. Pyetja ime eshte se kush e mban pergjegjesine per kete gje zoti minister Sajmir Tahiri, kur policet nuk regjistrojne padine dhe nuk i shpallin menjehere ne kerkim personat qe dyshohen te humbur, ne e dime qe edhe policet njerez jane dhe duhet te bejne pushime por ama kurrsesi ne orar te punes.

JA SE SI GENJEN HAPUR DEKLARATA E POLICISE SOT MBI SHPALLJEN NE KERKIM TE ERVINIT.

Më datë 30.08.2015, pas një telefonatë të kryer nga një qytetar, mëngjesin
e sotëm, Efektivat e Komisariatit të Pogradecit, në aksin rrugor, Qafë
Plloçë – Stropckë, në një kanal në buzë të rrugës, kanë konstatuar
trupin e pajetë të shtetasit :
– Ervin Jonusllari, vjeç 27, banues në fshatin Çërravë-Pogradec.
Menjëherë, në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, si edhe eksperti
mjeko-ligjor të cilët, kanë gjetur trupin e pajetë, të këtij shtetasi, si
dhe motorrin të cilin ai drejtonte, brenda një kanali. Motorri u gjet mbi
trupin e pajetë të 27 ?vjecarit.
Nga ekspertiza paraprake, nuk u konstatuan shenja dhune, në trupin e tij
dhe shkaku i aksidentit dyshohet, të ketë qënë humbja e kontrollit, tek një
kthesë e fortë e rrugës, pasi ai ka qënë edhe nën efektin e pijes alkoolike.
Sqarojmë se ky shtetas është shpallur në kërkim, datë 29.08.2015 pas
kallëzimit të bërë , nga bashkëshortja e tij, shtetasja M.SH, vjeç 24,
banuese në fshatin Çërravë-Pogradec. E cila deklaron se bashkëshorti i saj,
është larguar nga banesa, në orët e para të mëngjesit të datës 28.08.2015,
pa lënë asnjë gjurmë.
Nga hetimet e Policisë rezulton, se ky shtetas deri në orën 04.00, të
mëngjesit të datës 28.08.2015, ka qënë në një lokal në fshatin Stropckë, së
bashku me dy shokë të tjerë, ku ka konsumuar atje, pije alkoolike . Më pas
është larguar, në drejtim të paditur, pa ju thënë as shokëve të tij se ku
do shkonte , me një mjet tip motorr, të markës ?Honda? pa targa, të cilin
ai , ja kishte marrë një shokut të tij.
Vendi ku ai është gjetur, ndodhet rreth 800 m larg nga lokali, ku ai ka
qënë për herë të fundit. Sipas ekspertit mjeko-ligjor, Ervin Jonusllari ka
humbur jetën, që para dy ditësh.

JA RAPORTIMI I LAJMIT NE DT 29 KU POLICIA THOSHTE SE NUK KA DENONCIM!

Pogradec: 27 vjecari zhduket ne menyre te mistershme,familja gati 48 ore pa asnje lajm rreth te birit.Familjaret;Kemi bere denoncim ne polici.
Zdh.policise ; nuk kemi denoncim !

Nje 27 vjecar nga fshati Cerrave i Pogradecit eshte zhdukur ne menyre te mistershme prej gati 48 oresh pa asnje gjurme.Ai eshte Ervin Jonusllari lindur dhe banues ne Cerrave i cili naten e 28 gushtit ka qene me disa shoke te tij ne nje lokal ne qafen e plloces ku ka qendruar me ta deri vone dhe eshte larguar drejt shtepise rreth ores 4 te mengjesit sebashku me motorrin e tij ,por qe prej kesaj ore ai nuk ka shkuar ne shtepi.Familjaret thone se kane humbur kontaktet me te ndersa nuk ka asnje gjurme te tij dhe te motorrit edhe pse distanca nga lokali ku ai kishte qendruar me banesen e tij nuk eshte me larg se 2 km.E ema e 27 vjecarit shton se ai nuk mund te ecte ne rruge te gjata me motorr pasi motorri nuk kishte as drita per naten.Per me teper ai nuk mund largohet ne kete menyre pa lene asnje informacion edhe per ate se eshte babai i nje vajze te vogel.Pasi kane pare se Djali nuk po kthehej ne shtepi nena e tij i eshte drejtuar komisariatit te Pogradecit ku ka bere nje denoncim per humbjen e djalit te saj,por deri me tani edhe nga policia nuk ka asgje te re mbi vendodhjen e tij.Nena e tij Satiliana reth 55 vjec tregon se djali i saj nuk eshte problematik dhe nuk ka pasur konflikte me te tjere perkundrazi eshte djale i respektuar,ndersa ka asnje dyshim se cfare mund te kete ndodhur me djalin e saj.Nderkohe polica e pogradecit ende nuk eshte eshte vene ne kerkim te te riut te humbur,familjaret e tij kane kontrolluar edhe rrugen nga vendndodhja e fundit te 27 vjecari deri tek banesa por nuk ka asnje gjurme te tij.Nderkohe qe familjaret thone kemi bere denoncim ne polici mbi humbjen e djalit,policia nepermjet zedheneses per shtyp e mohon kete gje sipas policise ende nuk ka nje denoncim nga familja,nderkohe qe sot7 e ka te konfirmuar nga 3 persona qe mbreme eshte bere denoncimi por me shume gjasa nuk eshte marre seriozisht nga oficeret e policise.





Lajmet e fundit nga