Berisha: Edi Rama apo piktori deshtak, per te mbuluar deshtimet e tij i jep mend Europes!
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kreun e qeverise R...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Tashmë është një e vërtetë e njohur se në çdo përplasje mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse (e quajtur Autoqefale-e pavarur) të Shqipërisë, qëkurse në krye të kësaj Kishe është Janullatos, i ardhur nga Greqia, në 1991, ndërhyn Qeveria e Greqisë, shteti grek, në mbështetje të qëndrimit që mban Janullatos në emër të kësaj Kishe. Këtë e di mirë Edi Rama. Ai e dinte mirë se angazhimi i Qeverisë së Shqipërisë për të prishur një ndërtesë në Dhërmi të Himarës që Kisha Ortodokse e Shqipërisë e quante kishë, aq më tepër kur kjo gjë bëhej me qëllim për të zbuluar dhe rindërtuar veprën dhe trashëgiminë e misionarëve vatikanas, aq më tepër në një vend kaq të ndjeshëm për Janullatosin dhe Greqinë, si është Himara, do të shkaktonte një reagim të ashpër grek, që do të shkallëzohej deri në krizë ndërshtetërore greko-shqiptare.
Edi Rama është njeriu që dikur, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i ka dhënë Janullatosit lejën e ndërtimit për Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, pikërisht në mes të një kompleksi urbanistik që përbën trashëgimi historike kulturore, që është kompleksi i ndërtesave qeveritare përgjatë bulevardit qendror të Tiranës. Prandaj, nga ky njeri, duhej pritur më pak se nga cilido tjetër që, kur të bëhej Kryeministër, të shkaktonte konfliktin më të madh që Qeveria Shqiptare ka pasur me Kishën Ortodokse që pas përpjekjes së Berishës në 1994, për ta larguar Janullatosin nga Shqipëria me anë të një formule ligjore. Aq më tepër që Rama e dinte mirë se nuk do të kishte mbështetjen publike të Vatikanit dhe as të Kishës Katolike të Shqipërisë në këtë konflikt me Kishën Ortodokse dhe Greqinë. As Nunciatura Apostolike (Ambasada e Vatikanit) në Tiranë, as Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike, as Roma nuk kanë reaguar për të mbrojtur trashëgiminë e misionarëve bazilianë të Kishës Uniate, të cilët kanë vepruar në Shqipëri, në varësi të Vatikanit, përkatësisht në Himarë. Ndonëse zbulimi, evidentimi dhe mbrojtja e kësaj trashëgimie iu kërkua Edi Ramës privatisht nga vetë Papa Francesku gjatë vizitës së tij në Tiranë vitin e kaluar.
Madje Edi Rama, në nismën e tij për zbulimin dhe evidentimin e trashëgimisë kulturore-religjioze uniate në Shqipëri, nuk pati as mbështetjen e disa intelektualëve katolikë që janë të pranishëm në shtyp me opinionet e tyre. As Agron Gjekmarkaj, as Mark Marku, as Albert Nikolla, as Dom Gjergj Meta, as Romeo Gurakuqi, as Ardian Ndreca, e askush tjetër nga skribët e mërzitshëm katolikë që nxijnë faqet e shtypit me tekste që për nga cilësia duket se janë shkruar një shekull para atyre të shtypit katolik të viteve tridhjetë, nuk ka shkruar qoftë edhe një artikull të vetëm për këtë çështje. Është shumë interesant neutraliteti i tyre në këtë ?luftë? të pashpallur mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse në Shqipëri.
Ai që Greqia e percepton si provokim religjioz nga shteti shqiptar, pritet që të shkallëzohet në muajt e ardhshëm, pasi në nëntor në Tiranë do të mbahet nën kujdesin e Kryeministrit Rama një konferencë shkencore ndërkombëtare për veprimtarinë e misionarëve bazilianë në Shqipëri, me rastin e zbulimit dhe të rindërtimit të trashëgimisë baziliane në Shqipëri. Si çështja më kontroverse e kësaj trashëgimie është bërë varri i misionarit bazilian Nilo Catalano që gjendet në kishën e vjetër të Dhërmiut të shembur në kohën e diktaturës komuniste, dhe mbi rrënojat e së cilës është ngritur pas vitit 1990 ndërtesa e përdorur si kishë, për të cilën u krijua konflikti sot. Kështu kisha e Dhërmiut bëhet fushëbetejë e luftës së qytetërimeve, e përplasjes mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse, çfarë ka qenë Shqipëria në shekuj. Sot, në këtë luftë, në Shqipëri, Kisha Ortodokse ka mbështetjen e një shteti, Greqisë, që e percepton angazhim shtetëror shqiptar në këtë çështje si aleancë me armikun, Kishën e Romës.
Në këto rrethana, Greqia, siç ka bërë gjithmonë pas vitit 1990, do të kërkojë ta ndëshkojë Shqipërinë për këtë sjellje, duke keqpërdorur instrumentat që ka në dorë si vend anëtar i Bashkimit Europian, për të penguar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sigurisht që Kryeministri Rama është i vetëdijshëm edhe për këtë çmim që ka kjo sjellje e tij. Pasiqë Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, në qershor 2014, tashmë kërkon të kalojë shkallën tjetër që është nisja e bisedimeve për anëtarësim. Meqënëse bisedimet për anëtarësim janë një fazë e gjatë e procesit (Kroacia i nisi bisedimet për anëtarësim në tetor 2005 dhe u anëtarësua në Bashkimin Europian në korrik 2013), Bashkimi Europian mund t? ia jepte këtë satisfaksion Shqipërisë, jo shumë vonë pas dhënies së statusit të vendit kandidat, ashtu si ka bërë me vende të tjera, pa u trembur se po përshpejtonte anëtarësimin e vendit tonë në BE. Mali i Zi dhe Serbia i kanë nisur tashmë bisedimet për anëtarësim. Maqedonia nuk ka mundur ta bëjë këtë gjë, për shkak të konfliktit që ka me Greqinë për çështjen e emrit shtetëror.
Nisja e bisedimeve për anëtarësim me një vend kandidat bëhet pas rekomandimit që jep për këtë gjë Këshilli Europian, i përbërë nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Europian, në njërën nga mbledhjet vjetore të tij. Vendimi merret me konsensus, pra duhet që të gjithë vendet anëtare të BE të pajtohen për vendimin. Nëse një vend kundërshton, Këshilli Europian nuk e jep rekomandimin. Maqedonia, ndonëse e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor 2005, nuk i ka nisur ende bisedimet për anëtarësim, për shkak të kundërshtimit të Greqisë, për çështjen e emrit të shtetit.
Në gjysmën e dytë të vitit 2015 do të mbahen dy mbledhje vjetore të Këshillit Europian, në tetor dhe në dhjetor. Kjo sipas agjendës së rregullt, pa llogaritur ndonjë mbledhje të jashtëzakonshme. Në 2016 do të ketë pesë mbledhje, në shkurt, mars, qershor, tetor dhe dhjetor. Pra, deri në fund të vitit 2016, Shqipëria ka teorikisht shtatë mundësi për të marrë rekomandimin e Këshillit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, të cilin pastaj është i detyruar ta zbatojë Komisioni Europian, duke marrë vendim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, në mbledhjen më të afërt të tij. Por kriza me Greqinë, e nisur nga Kryeministri Rama, padyshim që do të bëhet shkak që Greqia të kundërshtojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë në mbledhjet e Këshillit Europian. Pas zgjedhjeve të shtatorit në Greqi, çdo formulë aleance për krijimin e qeverisë në këtë vend, kërkon medoemos pjesëmarrjen e njërës prej partive radikale të djathta, të llojit të Partisë së Grekëve të Pavarur, që ishte në koalicion me Syriza-n. Çdo qeveri e tillë greke do të vendosë veton në Këshillin Europian kundër nisjes së bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim.
Kjo do të bëjë që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian praktikisht të varroset në varrin e rindërtuar të Nilo Catalanos, misionarit bazilian në Himarë. Jo se varri i Nilo Catalanos nuk ka rëndësi si trashëgimi kulturore, por kur mungon totalisht mbështetja e Vatikanit dhe Italisë, vendit nga erdhi Catalano, për të shmangur veton greke ndaj Shqipërisë në Këshillin Europian, atëherë çmimi i paguar për varrin e Catalanos është me të vërtetë i papranueshëm. Nëse Italia, si vend kontributor në pakon financiare që merr Greqia nga Eurozona, do ta kërcënonte Greqinë me veto për ndalimin e kësteve të ndihmës financiare, nëse vendos veton kundër Shqipërisë, atëherë ia vlente të merrej parasysh konflikti me Greqinë për varrin e Catalanos. Por Italia nuk e bën këtë sepse në realitetet gjeopolitike ballkanase nuk shfaqet si një shtet, por thjesht si një situatë gjeopolitike. Kështu që Shqipëria do ta paguajë e vetme koston e varrit të Catalanos.
Greqia mund të heqë dorë nga vetoja e saj, vetëm në këmbim të koncesioneve të tjera, si p.sh., të ndërtimit të varrezave të tjera ushtarake greke në Shqipëri. Kjo do të thotë që varri i Nilo Catalanos në Dhërmi të ndërtohet me çmimin e ndërtimit të qindra e qindra varreve të tjera ushtarake greke në Shqipëri. Dhe duhet ditur se për çdo varrezë ushtarake greke, ndërtohet edhe një kishë ushtarake greke në Shqipëri. Ky çmim për varrin e Catalanos do të jetë krejt asimetrik, se askush nuk e beson që ky Catalanoja ka qenë arbëresh. Nga vetë mbiemri i tij kuptohet se ai është me origjinë nga spanjollët që shkuan në Italinë e Jugut pasi kurorën e Mbretërisë së Napolit mori një mbret spanjoll, Alfonsi i Aragonës, në shekullin XV. Nilo Catalano domethënë, Niloja me origjinë nga Katalonja, e cila gjendet në Spanjën verilindore. Ky Catalanoja është po aq shqiptar sa Janullatosi.
Përse Kryeministri Rama e nisi pikërisht tani një konflikt serioz me Greqinë, them serioz se Greqia, si shtet religjioz, ku shteti dhe religjioni (Krishterimi Ortodoks) nuk janë të ndarë, si shtet ku edhe një qeveri komuniste si e Tsipras betohet para priftërinjve kryesorë të Kishës Ortodokse të vendit, me lëshimin e vetëm se nuk e ve dorën mbi librin e shenjtë, i merr shumë seriozisht këto gjëra që çdo shtet modern laik do t? i shikonte si marrëzi të së shkuarës irracionale? Nuk mund të mos të të bëjë përshtypje fakti se Kryeministri Rama e ka nisur këtë konflikt me Greqinë në kohën që po bën gjithçka për të treguar se ka një pranverë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë, dhe se ai vetë ka një raport të shkëlqyer personal me Kryeministrin serb Vuçiç. Ironia është se Serbia nuk është vend kufitar i Shqipërisë, i tillë është Greqia. Konflikti shqiptaro-grek i intereson natyrisht Turqisë, por Rama nuk është aq idiot sa t? ia bëjë këtë dhuratë Erdoganit, pasi llogaria nuk i del në analizën kosto-benefit.
Aventura e Qeverisë ?Rama? me prishjen e kishës në Dhërmi dhe ndërtimin e varrit të Catalanos tregon Kryeministri Rama nuk pret që Bashkimi Europian të marrë vendim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, në këtë mandat katërvjeçar të qeverisjes së tij, pra deri në mes të vitit 2017. Prandaj ai kërkon që të krijojë një situatë krize në të cilën BE të detyrohet t? i ofrojë Shqipërisë nisjen e bisedimeve për anëtarësim si shpërblim për një veprim të saj. Rama kërkon ta arrijë këtë duke krijuar një konflikt me një vend fqinj, që pastaj ta bëjë Bashkimin Europian, që të ndërhyjë për t? i nxjerrë nga zjarri me duart e tij gështenjat që Rama ka vënë në zjarr, si i thonë një proverbi. Në kalkulusin e Ramës, Bashkimi Europian do të shqetësohet nga konflikti shqiptaro-grek për një çështje religjioze, domethënë për një çështje aq të ndjeshme në Ballkan, dhe do të ndërhyjë për të arbitruar midis dy vendeve. Në rrethanat e tashme, BE nuk ka se me çfarë t? i bëjë presion Shqipërisë, për t? i kërkuar që të përmbahet. E vetmja kartë që ka në dorë BE është që t? i ofrojë Shqipërisë si shpërblim për vetëpërmbajtjen e saj nisjen e bisedimeve për anëtarësim, çka është ajo që kërkon Edi Rama. Në anën tjetër, BE është në gjendje që t? i bëjë presion Greqisë, të cilën e ka nën kontroll financiarisht, duke i imponuar që të mos verë veton me rastin e marrjes së këtij vendimi nga ana e BE. Në anën tjetër Kryeministri Rama është i gatshëm që të paguajë çmimin e lartë që do të kërkojë Greqia me lejen për ndërtimin e varrezave të reja ushtarake greke në Shqipëri, si kompensim për dëmin e supozuar që iu bë me prishjen e kishës në Dhërmi dhe ndërtimin e varrit të Catalanos. Kjo është llogaria e Ramës. Ai mendon se mund ta luajë këtë lojë pa rrezik, pasiqë Greqia është në kaos politik sot dhe kjo situatë nuk pritet që të ndryshojë shumë pas zgjedhjeve të shtatorit në këtë vend.
Alternativat e Ramës për të nisur një konflikt me vendet fqinje, qenë Maqedonia dhe Mali i Zi. Në të dy këto raste konflikti do të ishte me potencial të vërtetë shpërthyes, pra me rrezik të lartë real, dhe jo fiktiv si në rastin me Greqinë, pasiqë konflikti me Maqedoninë dhe Malin e Zi do të implikonte dhe pjesët e kombit shqiptar që banojnë atje, dhe do të kishte një profil krejt tjetër. Duke qenë se Maqedonia dhe Mali i Zi janë shtete shumë më pak stabile se Greqia, kjo aventurë e Ramës do të shqetësonte së tepërmi protektorët ndërkombëtarë të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, dhe në rradhë të parë amerikanët. Kështu, loja mund të kishte një kosto të lartë për Edi Ramën, deri në largimin e tij nga pushteti, nën presionin ndërkombëtar. Prandaj ai ka zgjedhur një konflikt me Greqinë. Rama e di se sa kohë që ai të jetë në pushtet, nuk ka gjasa që në Greqi të vijë në fuqi një qeveri aq e fortë sa ta bëjë atë të paguajë seriozisht për lojën e tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kreun e qeverise R...
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ndërmarrë mbrëmjen ...
Një aksident ka ndodhur në Minierën e Selishtës në Peshkopi,...
Besjan Pesha, aktivist i shoqerise civile, ne nje postim te ...
Ngjarja e Ervin Jonusllarit nga Cerrava e Pogradecit.NGA ART...
LSI-ja dhe njerzit e saj në shumicë janë pjesë e skandaleve ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar p...
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për media me kre...
Në këtë mbledhje, do të diskutohet për asociacionit dhe hapa...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Arrëz.Një ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka parë nga a...
Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një intervistë për median i...
Efektivët e Policisë së Shtetit kanë vazhduar aksionet e tyr...
Efektivët e Policisë së Tiranës kanë vënë nën pranga shtetas...
Paratë që u siguronte trafiku i drogës familjet Lamaj e Ahme...
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje finalizimin e punimev...
OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po punon për evid...
Nuk është shuar ende debati i nisur nga kantautori Gjergj Le...
Policia italiane e qytetit të Padovës ka arrestuar sot nënsh...
Duke filluar nga data 1 shtator policia rrugore do të nisë b...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...