web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama perjashtohet nga ndeshja miqesore BE-Ballkan/ Nuk pranon te jete portier

27 Gusht 2015, 12:02, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama i ka qëndruar besnik pasionit të tij të vjetër, basketbollit dhe nuk e ndërron atë me asnjë tjetër. Këtë e ka thënë vetë kryeministri Rama në një intervistë për “Der Standart”, për të cilën thotë se është shumë i gjatë për të luajtur me të tjerët.    “Jo, unë nuk jam lojtar futbolli, por lojtar basketbolli. Dhe të tjerët nuk janë kaq të gjatë sa të luajnë me mua. Ose unë nuk jam aq i vogël sa të luaj me ta”, ka thënë Rama.

Insistimi ka vazhduar më tej dhe pyetja e radhës ka qenë: “Ju mund të luani portier?”. Dhe për këtë Rama e ka një përgjigje: “Jo, nëse luaj dua të bëj gol. Dhe unë nuk mund të …..”   Ndryshe nga ç?ishte njoftuar në axhendën e Samitit të Vjenës, Ram a nuk u bë pjesë e skuadrës ?E ardhmja e BE-së?. Dita e parë e samitit u mbyll me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që u quajtën ?E ardhmja e BE­së? dhe ?Ekipi i BE-­së?.   Në fushën e blertë austriake ekipin e të ?Ardhmes së BE­së? do të përfaqësohej nga kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij, Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, por luajtën vetëm dy ministrat tanë, së bashku me ministrin nga Bosnja Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe nga Serbia kryeministri Vuçiç.   Ndeshjen e arbitroi komisioneri Hahn. Kjo ndeshje synon në mënyrë simbolike, nxitjen e bashkëpunimit rajonal, dhe politikave të përbashkëta si një skuadër e vërtetë që punon për të kapërcyer sfidat e integrimit. Ndeshja u fitua nga ?E ardhmja e BE­-së? me rezultatin 4-2.





Lajmet e fundit nga