web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri, Maqedoni e Bullgari në një takim të përbashkët / Serbia, nuk merr pjesë

25 Gusht 2015, 10:30, Aktualitet CNA

Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedoni kanë zhvilluar një takim dy ditë përpara samitit të Vjenës, për stabilizimit e rajonit.

Takimi është zhvilluar nga Ministrat e Jashtëm të shteteve respektive.   Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Dimtir Bushati, ai i Bullgarisë, Danil Mitov, dhe ai e Maqedonisë, Nikola Poposki, janë takuar në Shkup dhe kanë firmosur një deklaratë të përbashkët. Ndërsa, kanë munguar në takim ministrat e tjerë të jashtëm të vendeve të rajonit, por pa dhënë sqarim konkret.

 

“Ministrat ranë dakord se respektimi i integritetit territorial, sovranitetit dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë është një domethënie sinjifikative për një stabilitet afatgjatë dhe sigurinë e rajonit”, thuhet në deklaratë.

Shqipëria dhe Bullgaria kanë mbeshtetur edhe integrimin e Maqedonisë në NATO.





Lajmet e fundit nga