Liderët evropianë do t’i kërkojnë Ramës, arsyet e ikjes së shqiptarëve në BE
Liderët evropianë do t’i kërkojnë Edi Ramës arsyet e ikjes s...
Bashkia e re e Himarës është sigurisht një nga evenimentet më të bukura të Reformës Territoriale e Administrative. Bashkia e re u ngrit mbi trojet e Himarës historike. Për qindra vjet, Himara bregdetare dhe Labëria kanë qenë një krahinë. Krahina e Himarës është një nga krahinat më të lavdishme të Shqipërisë. Këto ditë ka një debat të madh mediatik. Janë në një krah bashkë, të gjithë: Saliu, OMONIA, PBDNJ dhe ca nga klerikët grekë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ashtu si edhe Ministria e Jashtme e Greqisë. Të gjithë, në një zë, shprehin shqetësimin pse shteti ynë është duke prishur një pllakë betoni atje në Himarë, të ngritur brenda mureve historikë të themeleve të ish-Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, dikur monument kulture. Ne e njohim këtë kishëzë nga një foto e vitit 1942. Ajo u rrënua, si shumë të tjera, në vitet 1970-1980. Gurët e saj në një pjesë të madhe u përdorën për të ndërtuar ujësjellësin e fshatit. Ajo kishë ka qenë shumë e rëndësishme për historinë tonë. Atje meshoi dhe u varros Nilo Katalani, një figurë e shquar e kulturës dhe gjuhës shqipe.
Katalani ishte kryesuesi i parë italo-arbërësh i Misionit Bazilian, një mision me famë që kreu aktivitetin e vet në Himarë dhe gjithë bregdetin e Shqipërisë, për gati 3 shekuj me radhë. Këta murgj bazilianë, përgjithësisht ishin shqiptarë, ose ishin vëllezër gjaku me shqiptarët, ishin arbëreshë. Edhe ata që nuk ishin shqiptarë nga gjaku, ishin të shqiptarizuar, sepse të gjithë veprën e tyre e zhvilluan në gjuhën shqipe. Pandashmërisht prej tyre, atje, në Himarën e lavdishme që shtrihej nga vija bregdetare e deri në Kurveleshin e sipërm dhe përfshinte 57 fshatra, u zhvillua Pararilindja e Shqipërisë, Rilindja gjuhësore, letrare dhe kulturore. Kjo i parapriu dhe përgatiti Rilindjen tonë Kombëtare. Rilindja jonë, siç përshkruhet në histori, paraqitet si një rrap madhështor. Por ku i ka rrënjët ky rrap madhështor? Si mund të lindë një epokë nga asgjëja? Dhe nga ku tjetër mund të vinte zgjimi, përveçse nga arbëreshët e arvanitët, të cilët jetonin jashtë sundimit perandorak otoman?
Nilo Katalanin disa e cilësojnë si një ish-prift renegat grek! Katalani nuk është as grek, as renegat, por një figurë që bëri shumë për shqiptarët. Ai është dijetari që bëri gramatikën e parë të gjuhës shqipe. Aq shqiptar u bë në shpirt, sa dhe poezitë shqip i shkroi. Ai është mësuesi që hapi e udhëhoqi një shkollë shqipe, për t?u mësuar shqiptarëve në gjuhën shqipe, katekizmin. Dhe ua mësoi katekizmin, jo vetëm të krishterëve, por dhe myslimanëve. Thuhet se shkroi dhe një doktrinë të krishterë shqip, por Selia e Shenjtë nuk ia miratoi, sepse, siç iu tha, shqiptarët, nga Himara në Kelmend, kishin Doktrinën e Pjetër Budit. Kështu të bashkuar na shihnin atëherë! Nilo Katalani kishte nxënës nga bregdeti, kishte nxënës nga Kuçi, nga Tërbaçi dhe nga fshatra të tjerë të Himarës. Këta murgj arbëreshë, shqiptarë dhe të shqiptarizuar, bënë vepra të shquara për kulturën e Shqipërisë. Ata zbuluan të parët Mesharin e Gjon Buzukut, ata krijuan shkollat shqipe, ata e pagëzuan Shqipërinë me emrin Shqipëri dhe popullin e saj me emrin shqiptarë.
Shqipëria mbeti pa emër në shek. XVII, se të gjithë emrat historikë ishin zënë. Ata gjetën që ky vend fliste shqip e duhej quajtur Shqipëri. Dhe kjo ndodhi në vitin 1703. Këta misionarë e këta murgj, këta njerëz të ditur të asaj kohe, zhvilluan pikërisht iluminimin e gjuhës shqipe dhe shkruan për herë të parë gjuhën letrare shqipe. Imzot Gjergj Skiroi, pasues i Nilo Katalanit, është i pari në histori që përdori gjuhën shqipe në komunikimin me Selinë e Shenjtë. Veprimi ynë në Himarë nuk nxitet nga ndonjë ide e supozuar për kthimin e murgjëve bazilianë. Shteti ynë është shekullar dhe respekton besimtarët në zgjedhjen e tyre. Ne ëndërrojmë një vend të bekuar, një vend me paqe të qëndrueshme, një vend të pasur e të integruar në Evropë. Ne ëndërrojmë një vend të sigurtë e prosperitet për njerëzit tanë, një vend që të ketë respekt për të gjitha besimet, për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët. Varri i Katalanit ishte atje tek kisha e Shën Thanasit, qysh nga viti 1694, kur u varros me nderimet që i takonin. Në shekullin e 20, varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi. Thuhet se ky person e dhunoi varrin për t?i vjedhur kurorën me diamante! Sepse ai ishte Monsinjor dhe duhej të varrosej me të gjitha nderimet.
Koço Kokëdhima
Liderët evropianë do t’i kërkojnë Edi Ramës arsyet e ikjes s...
“Rikthimi i fuqishëm i Grida Dumës, ja mesazhi i saj”.Kështu...
Nëse hidhni plehrat në rrugë atëherë do të paguani 5 mijë de...
Lindita Theodhori reagon për akuzat që ka bërë ndaj saj Gjer...
ESHTE EKONOMIA Eshte ekonomia. Eshte ajo arsyeja se pse njer...
Reagon për intervistën e Gjergj Lekes edhe kantautori Robert...
Skllavëri, varësi, kërcënime – kështu e përjeton punën në Gj...
Nga Dom Gjergj MetaPo pse mor burre kaq te paqene jemi?Po jo...
Deklaratat e forta që bëri kompozitori Gjergj Leka ndaj dy k...
Nga Majlinda BREGUJean Claude Juncker, presidenti i Komision...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Kreu i Inspektorit të Punës në Shkodër, Agim Shimaj, ka folu...
Efektivët e policisë së Lezhës kanë arrestuar një 32-vjeçar...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar akuza në...
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, në n...
Ish kryeministri Sali Berisha, në një bashkbisedim të hapur ...
Kryeministri, Edi Rama zhvilloi mesditën e së hënës një bash...
Bardhyl Shurdha, 62 vjec, ka humbur jetën gjatë kohës që ndo...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, pak koë pasi është zgjedhur nën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...