web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brazili njeh pasaportën e Kosovës

19 Gusht 2015, 16:05, Kosova & Bota CNA

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili ka thënë se në bazë të informacioneve që kanë nga qytetarët e Kosovës, Brazili ka filluar t?i vëjë vizat në pasaportat e Kosovës.

Selimi është shprehur se ky hap është i mirëpritur, sidomos tani që jemi në prag të lojërave olimpike ?Rio 2016?.

?Mund të konfirmoj që në bazë të informatave që kemi nga qytetarët e Kosovës, Brazili ka filluar t?i vëjë vizat në pasaportat e Kosovës. E mirëpresim këtë hap që do të hapë rrugë për komunikimin midis qytetarëve të të dyja shteteve, sidomos tani që jemi në prag të Lojërave Olimpike Rio 2016?, ka thënë për Gazetën Express, Selimi.

Po ashtu, Brazili ka informuar të gjitha ambasadat e tij nëpër botë për këtë vendim, që do të thotë se më nuk është i nevojshëm aplikimi për dokument shtesë, çmimi i të cilit ishte 88 euro.

Brazili është vendi i pestë në botë për nga popullsia dhe është njëri ndër anëtarët themelues të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit të Kombeve të Amerikës Jugore.





Lajmet e fundit nga