Hakerë rusë penetrojnë në Pentagon
Media amerikane njofton se hakerë me bazë në Rusi kanë penet...
Ligjet që kërkojnë nga votuesit amerikanë të paraqesin kartën e identitetit para votimit kanë shkaktuar debate të ndezuara. Deri tani mbi 30 shtete amerikane kanë miratuar ligje që u kërkojnë shtetasve të tyre një formë identifikimi para se të hedhin votën. Shteti Uiskonsin miratoi së fundmi një ndër ligjet më të forta mbi kartat e identitetit për zgjedhësit. Siç njofton korrespondenti Jeff Swicord ligji vazhdon të ngjallë polemika dhe nuk dihet ende si do të ndikojë tek pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale 2016:
Anita Johnson është aktiviste në Milluaki dhe po ndihmon votuesit në Uiskonsin të kuptojnë se çfarë ndryshimesh ka sjellë ligji i ri:
Uiskonsini është një ndër 30 shtetet ku ligjvënësit dhe guvernatorët kanë miratuar ligje kufizuese ndaj votës, duke u kërkuar shtetasve të tregojnë një dokument identifikimi para se të votojnë.
Sipas ligjit, votuesit duhet të tregojnë patentën e ngarjes së makinës, një letërnjoftim të nxjerrë nga shteti, ose pasaportën për të votuar. Sipas përllogaritjeve, 340 mijë banorë të Uiskonsinit nuk i disponojnë këto dokumente:
?Arsyeja për ndryshimin e ligjit, që tani na kërkon të tregojmë kartën e identitetit, ishte që të pengoheshin njerëzit dhe të mos votonin?.
Guvernatori republikan i Uiskonsinit Scott Walker e nënshkroi ligjin në maj 2011. Ai e ka komentuar këtë masë si një domosdoshmëri për të parandaluar manipulimin e votës dhe është zotuar se Uiskonsini do të bëjë çdo përpjekje për të garantuar që votuesit legjitimë të kenë dokumentet e nevojshme, përfshirë edhe pajisjen e tyre falas me dokumente.
?Të gjithë ata që me të drejtën legjitime për të votuar do të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Dua ta bëj të qartë se këtu në Uiskonsin po mbrojmë çdo votë?.
Por kundërshtarët thonë se synimi është të pengohet vota e lirë, duke ngritur argumentin se nuk ka thuajse asnjë dëshmi për manipulim votash në këtë shtet.
Politologu David Canon thotë se e gjithë kjo është pjesë e betejës për vota në shkallë kombëtare:
?Republikanët e shohin këtë si shans për të siguruar avantazh në zgjedhje, duke reduktuar numrin e personave që do të votonin pro Partisë Demokrate. Nga ana e saj Partia Demokrate e sheh si shtypje të së drejtës së votës?.
Votues si 86-vjeçari Melvin Robertson, i cili ka votuar gjithë jetën, tani gjenden para një dileme.
Melvin nuk ka asnjë nga dokumentat e identifikimit të kërkuara me ligj. Kur u përpoq të nxirrte certifikatën e lindjes në gjykatë, u kthye duarbosh, pasi regjistri i gjendjes civile nuk përmbante asnjë të dhënë për të. Melvin e konsideron votën si detyrën e tij qytetare:
Pavarësisht nga kritikat, republikanët janë të palëkundur. Anëtari i Komisionit Elektoral të qytetit Miuaki, republikani Rick Baas nuk e pranon argumentin se ligji është i padrejtë ndaj pakicave:
?Unë vetë jam pjesë e këtij segmenti demokrafik, prandaj më ofendon argumenti se pakicat janë të paafta të nxjerrin një kartë identiteti. Nëse je amerikan, duhet të votosh?.
Ligj tashmë është miratuar dhe zgjedhjet presidenciale të 2016 po afrojnë, prandaj aktivistë si Anita Johnson vazhdojnë punën.
Askush nuk mund të parashikojë ende nëse 7-12% e elektoratit që mund të ndikohet nga ligji do të jetë në gjendje të sigurojë kartat e duhura të identitetit.
Por duke pasur parasysh se garat e kohëve të fundit në Uiskonsin janë vendosur nga një diferencë e ngushtë, ekspertët thonë se ligji i ri mund të bëhet faktor në rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet.
Media amerikane njofton se hakerë me bazë në Rusi kanë penet...
Rusia votoi pro një hetimi ndërkombëtar për përdorimin e arm...
Pesëmbëdhjetë viktima të reja janë konfirmuar të shtunën nga...
Në një raport të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Ko...
10 veteranët e UÇK-së, të ndaluar ditën e premte gjatë prote...
Ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviq, ka deklaruar s...
Irani ka thënë se akuzat për aktivitete në lokacionin e tij ...
Dy grupe të rinjsh në Ulqin janë rrahur ndërmjet vetes, ndër...
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese reagon kundër arres...
Kryeministri kroat Zoran Milanoviq e ka refuzuar iniciativë...
Në Reçicën së Vogël, papastërtitë kanë dhënë efektin e sëmun...
Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministër i Punëve të Jashtm...
Së paku 12 persona raportohet se janë vrarë, përfshirë sulmu...
Partia Demokratike Shqiptare e ka vlerësuar partinë shqiptar...
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditë së sotme, në dis...
Dhjetë kandidatët e parë republikanë për president filluan z...
Femra të nxehta, që vijnë nga profesione të ndryshme, por që...
Para një viti Kremlini vendosi embargo kundër ushqimeve nga ...
Ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kirtcho Kirov u dënu...
Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë veteranë të luftës së...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...