web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pezullohet nga detyra kryetari i Gjykates se Apelit ne Kosove

27 Korrik 2015, 13:12, Kosova & Bota CNA

Komisioni Disiplinor pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vendosur për pezullimin e gjyqtarit Salih Mekaj nga posti i kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe ai i anëtarit të bordit të vetë Këshillit Gjyqësor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit, Enver Peçi pas mbledhjes së rregullt të bordit.

Salih Mekaj u arrestua pak ditë më parë për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ?keqpërdorimi i postit zyrtar? dhe ?ushtrim të ndikimit?.

Lidhur me këtë çështje Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi javën e kaluar arrest shtëpiak për 1 muaj ndaj Mekajt, si dhe konfiskimin e pasaportës së tij.





Lajmet e fundit nga