web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merkel rrëzohet nga karrigia , i bie të fikët në opera

26 Korrik 2015, 08:53, Kosova & Bota CNA

Si edhe çdo vit, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Joachim Sauer mori pjesë në hapjen e Festivalit më të famshëm muzikor të Operas, në Bayeruth të Gjermanisë ku në program janë veprat muzikore të kompozitorit gjenial Richard Wagner. Por për dallim nga vitet e kaluara, në festivalin tradicional në të cilin Merkel është vizitore e rregullt sivjet ka ngjarë një incident i cili opinionin gjerman e ka shokuar.

Siç njofton ?Bild?-Zeitung online, Merkelit në pauzën e Operës ?Tristan und Isolde? i ka rënë të fikët dhe për dy minuta me radhë ajo ka qenë pa vetëdije. Në tavolinë bashkë me bashkëshortin e saj kanë qenë edhe Kryetari i Bundestagut Norbert Lammert dhe Ministrja e Shtetit për Kulturë Monika Grütters.

Pas dhënies së ndihmës Merkel është futur sërish në sallë dhe ka përcjellur deri në fund operën e famshme të Richard Wagnerit. Pas shfaqjes, e pyetur nga mediat gjermane se si ndjehet pas anemisë, Merkel është përgjigjur shkurtimisht: ?Shfaqja më pëlqeu shumë?.





Lajmet e fundit nga