web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte duke peshkuar, mbytet në ujërat e Bunës 75 vjecari

27 Korrik 2015, 09:54, Kronika CNA

Një peshkatar në Shkodër ka humbur jetën, pasi e ka marrë rrjedha e lumit Buna teksa nxirrte grepat e peshkimit nga lumi.   Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek Ura e Vjetër e Bunës, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale Z.B., 75 vjeç, banues në Shkodër.   Sipas informacioneve paraprake, është vetëmbytur nga pakujdesia duke peshkuar.    Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar më tej ngjarjen.





Lajmet e fundit nga