web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau administratorin e pallatit për lekët, dënohet 25 vite burg

26 Korrik 2015, 13:11, Kronika CNA

Oltjon Toro është dënuar me 25 vite burg, pasi vrau fqinjin 62 vjecar për taksën 1000 lekë të ashensorit.

Vrasja për konfliktin banal ka ndodhur korrikun e tre viteve më parë ku i vdekur mbeti Nasim Merja dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Toro tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit, por për të arritur në dënimin e tij prokurorisë i është dashur plot 3 vite.

Ky dënimin është dhënë për Toron dhe 2 vite më parë, por Gjykata e Apelit në Vlorë e rrëzoi me pretendimin e ekspertizës psikoligjore për të pandehurin.





Lajmet e fundit nga