web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Perrenjas-Qafe Thane, perplaset kamioni me makinen, del jashte rruge

25 Korrik 2015, 17:03, Kronika CNA

Një aksident rrugor pa të plagosur ndodhi pak minuta më parë në rrugën kombëtare që lidh Përrenjasin me Qafë Thanën. Një kamion me targa të Maqedonisë, me targa TK 703 UD, doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit në drejtimin e mjetit dhe u përmbys jashtë saj. Policia lokale tha se dalja nga rruga erdhi pasi një veturë tip Benz me targa AA 891 AX i ra nga pas. Vetura drejtohej nga 30 vjeçari E.K., banues në Elbasan, i cili në makinë kishte edhe bashkëshorten dhe fëmijën e tyre. Për pasojë mjeti i markës Benz ka pësuar dëmtime bashkë me ngarkesën. Dëmtime pati edhe vetura që u përplas. Policia tha se as drejtuesi i veturës e pasagjerët e tij dhe as drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, V.D., 33 vjeç, shtetas i Maqedonisë, nuk pësoi dëmtime në këtë aksident.





Lajmet e fundit nga