web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Basha aleancë për ligjin e Çilit, studentët shqiptarë pagesa nga një-dy mijë euro për studime në universitetet shtetërore

22 Korrik 2015, 06:37, Aktualitet CNA

Me 78 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti Shqiptar, ka miratuar në orët e para të mëngjesit një prej projektligjeve më të rëndësishëm, më të debatuar dhe më të kontestuar në historinë e pluralizmit shqiptar. Pas gati 9 orë debatesh maratonë, mes tensioneve dhe pasigurive, mazhoranca qeverisëse ka miratuar draftin më të kontestuar në 25 vitet e fundit, pasojat e të cilit mund të jenë të paparashikueshme. Ndërsa opozita braktisi sallën në momentet e fundit sa për të larë gojën dhe për t?u hedhur hi syve shqiptarëve, shumica në pushtet votoi e vetme draftin për arsimin e lartë, i cili parashikon rritjen e tarifave për studimet e larta, financimin e universiteteve private, kalimin e pronave publike për universitetet private dhe vendosjen e një barazitizimi mes arsimit të lartë publik dhe atij privat. ?Ne e kemi shprehur mendimin kundra këtij projektligji. Ligji nisi si pazar, vazhdoi si pazar dhe përfundoi si pazar. Ndaj ne nuk bëhemi pjesë e këtij pazari?, deklaroi kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka. Ndërkaq, sistemi i votimit elektronik në Parlamentin Shqiptar nuk ka funksionuar gjatë votimit nen për nen. Sistemi funksionoi normalisht vetëm gjatë votimit përfundimtar të projektligjit./ Sot





Lajmet e fundit nga