Dokumenti zyrtar/ Shqipëria rrezikohet nga sulmet terroriste të ISIS
Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndo...
Një grup nga nisma ?Thurrje? i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë të rishikojë edhe njëherë cështjen e taksave, cështjen e cilësisë dhe vjedhjes me sasi të naftës.
Në letër, shkruhet se megjithëse cmimi i naftës në bursë është më pak se gjysma e asaj që ishte në vitin 2014, përsëri shqiptarët paguajnë më shumë.
Shqiptarët sot paguajnë 67 lek akcizë për një litër nafte, në total shkon gati 100 Lek taksë për një litër nafte.
Grupi ?Thurrje?, nënvizon se ulja e taskave të naftës do t?u vijë në ndihmë të gjitha tyre që kanë hapur biznese, në shumë zona të Shqipërisë.
Në letër nënvizohet fakti se mënyra më e mirë për të furnizuar ekonominë me para të thata, në mungesë të kredive, është të ndërmerren politika që të stimulosh njerzitë t? marrin me vete ato para nga bankomatet dhe t?I hedhin në qarkullim.
Leter e hapur drejtuar Kryeministrit te Shqiperise.
Zoti Kryeminister,
Per ceshtjen e cmimit te naftes donim t?ju shkruanim.
Nje grup nga ne te Nismes Thurje menduam qe kete fundjave te organizonim se bashku nje udhetim ne Jug, ne zonen mes Kolonjes dhe Permetit. Per agroturizem. Aty ka ca vende fantastike me natyre te mrekullueshme qe s?duhet t?i lesh pa pare (nese s?i ke pare deri tani). Dhe vendasit aty kane ndermarre disa iniciativa fantastike ne drejtim te agroturizmit. Me ato problemet e zakonshme te biznesit ne Shqiperi, sepse nuk kishin shume njerez dhe mezi mbijetonin. Por ne u kenaqem. Natyre e mrekullueshme, njerez te mrekullueshem, ushqim fantastik, me pak fjale te shkonte pushimi ne shpirt.
Por patem nje problem. Kostoja e larte. Jo e sherbimit aty, ajo ishte shume ne rregull. Po kostoja e transportit. Nafta per ta thene troc!
Na kushtoi 15.000 Lek te reja vetem nafta. Ti ndoshta nuk e di sa jane 15.000 Leke, se helbete kush e di kur ka qene hera e fundit qe te eshte dashur te fusesh doren ne xhep, por sinqerisht jane shume. Qe te kesh nje ide, jane sa pensioni mesatar qe marrin pjesa derrmuese e pensionisteve. Po ate ndjesine e keqe te zbrazjes se kuletes per te mbushur serbatorin e ke parasysh? Nuk besojme se ke te pakten 15 vjet qe leviz me tollonat e shtetit. Nejse…
Disa prej nesh kishin qene dhe vjet andej poshte. Edhe vjet rruga kushtoi pothuajse kaq. Ndoshta 2-300 lek me lire.
Te vjen inat kur mendon qe, megjithese cmimi i naftes ne Burse eshte me pak sesa gjysma e asaj qe ishte vjet, ne perseri paguajme me shume.
Ti rrite Taksen e Qarkullimit mbi naften dhe s?na le te shijojme asnje gram nga renia drastike e cmimit ne burse. Gjithe popujt e tjere jane duke e shijuar, vetem ne jo!
Pse? Ishte kismeti yne, pse na e vodhe?
Cmimi ne burse u ul dhe ne, populli yt pra qe keto raste presim te na lirohen pak cmimet se na kane marre frymen, nuk pame asnje kacidhe te na mbetej ne xhep, se na e more me taksat qe rrite. Dhe cfare na dhe ne kembim meqe na rrite taksat? Mos ndertove ndonje rruge te re? Mos rregullove gje ato te prishurat? ? Jo! Asgje. Ah po, harruam palmat dhe topat e autostrades.
Gjithsesi ajo qe ne do te te kerkonim ishte te rishikoje dhe nje here taksat mbi naften. Paguajme 67 lek akcize per nje liter nafte. Ne total paguajme gati 100 Lek takse per nje liter nafte.
Eshte shume dreqi e mori! Maqedonsit diku aty, +- 10 lek, paguajne gjithe cmimin.
Uli taksat e naftes, sepse do t?u vije ne ndihme dhe atyre njerzve te mrekullueshem qe kishin hapur ato biznese fantastike aty ne zonen e Kolonjes dhe Permetit. Ishin pa njerez dhe e di se pse? Sepse kushton shume te shkosh deri aty. 110 Euro vetem rruga. Ne Firence me avion mund te te kushtoje me lire.
Eshte turp!
Mos degjo Benin se te genjen. Nuk pasurohen shqiptaret kur rritet cmimi i naftes. Mos degjo as ndonje keshilltar qe te thote se nuk duhet te terhiqesh qe te ngjash si lider. Po ta njihnin popullin nuk do beheshin keshilltare.
Lidra, nje vajze e Nismes qe ka mbaruar ne France per finance, kembengul qe kur nje vend eshte ne nje krize quasi-deflacioniste si kjo e jona, dhe kur bankat kane stopuar dhenien e kredive, si keto tonat, ilaci me i mire per daljen nga kriza eshte t?i nxjerresh njerezit nga shtepia te shpenzojne leke. Menyra me e mire per te furnizuar ekonomine me pará te thate, ne mungese te kredive, eshte te ndermarresh politika qe te stimulosh njerezit t?i marrin vete ato pará nga bankomatet dhe t?i hedhin ne qarkullim. Dhe ulja e taksave per mallrat e konsumit eshte nje menyre. Bejua njerzve te lehte te kapin Permetin, Kolonjen, Thethin, Razmen, Luren, Voskopojen, Valbonen. Ul pak cmimin e naftes. Se cmimi i naftes sherben si barriere psikologjike.
Nuk shkoj une, ? thote X, – se ka vajtur nafta me 200 leke.
Po te ishte 150 do te shkonte dhe do te shpenzonte leke.
Dhe mos ki frike se te prishet bilanci primar, se ato qe do te humbasesh nga ulja e takses, do te te kompensohet shumefish nga rritja e konsumit. Keshtu thuaji FMN-se.
Beji njerezit te dalin nga shtepia dhe te shkojne te udhetojne ne Jug apo Veri. Shqiperia ka vende te mrekullueshme. Ulja taksat e naftes. Do te shikosh qe do te japi nje dore te mire ne rimekembjen e ekonomise. S?jane budallenj Gjermania, SHBA, Franca, Austria etj.etj. qe e lane uljen e cmimit te naftes ta shijoje te gjithen populli. Se i marrin leket tek shperthimi i konsumit. Pse s?dinin ata te rrisnin taksat dhe te merrte qeveria gjithe diferencen qe erdhi nga ulja e cmimit ne Burse? Apo jemi me te zgjuar se ata ne?
Keshtu qe i dashur Kryeminister, rishikoje dhe nje here kete ceshtjen e taksave. Po shiko pak edhe kete punen e cilesise dhe vjedhjes ne sasi. Besojme se do te te kene njoftuar per ate denoncimin qe beri ne rrjetet sociale ai zoteria qe kishte vajtur ne nje pike karburanti dhe e kishin faturuar per 64 litra, kur serbatori i merrte 60 litra dhe plus qe ai kishte pasur dhe 3-4 litra ne serbator. Dhe i ndodhi ne mes te Tiranes!
Tani, ate lajmerimin per aksionin e bere sikur do te behej nami, po aksion sikur s?pame gje, vajti kaq kohe. Prape na vjedhin si ne cilesi dhe ne sasi. Mendo kur te vjedhin hapur ne mes te Tiranes, leje mos e pyet cfare aksioni qenka duke u kryer..
Per ta mbyllur, se edhe ti ke pune dhe do te ikesh dhe me pushime, te lutemi, shiko mbase na i ul pak taksat e naftes. Dhe ato ?taksat e fshehta?- cilesia dhe sasite qe nxjerr pistoleta e karburantit, shif mbase iu ben derman. Shtrengoji pak me shume ata qe bejne kontroll se mbaroi fushata…
Gjithsesi ne ketu do te jemi. E te sigurojme qe jemi shume. Nese vazhdon te besh shurdhin, do behemi edhe me shume. Shume me shume!
Te fala
Nisma Thurje
Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndo...
Nderkohe qe temperatura politike ngrihet mbi krizën e borxh...
Prej tetorit të vitit 2013, një kompani e huaj ka qenë në ko...
Bashkia e Tiranës pas ndarjes se re territoriale dhe pas zgj...
“Do më kërkosh titullohet kënga e fundit e këngëtares, Ingri...
Disa prej ish-deputetëve të PD-së bëjnë përgjegjës lidership...
Filmi “Babai” me skenar dhe regji nga Visar Morina në edicio...
Në një intervistë për “Panorama”, Shehi bën analizën e tij l...
Një ish-agjent i SHISH me iniciale H.B., është kërcënuar me ...
Policia e Vlorës ka asgjësuar 2890 bimë narkotike që u gjet...
Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari dhe plagosje...
Nga Kastriot MYFTARAJSerbia ka edhe një mundësi të fundit pë...
Arrestohet autori i vrasjes së bariut 26-vjeçar Mario Laho n...
Ambientalistë dhe arkitektë kanë dalë kundër qeverisë për pr...
Gjashtë automjete janë përplasur me njëra tjetrën në autostr...
Një ishull i tërë që pretendonte se ishte i verbër, për të m...
Arsimi, shëndetësia, policia dhe drejtësia vijojnë të mbeten...
Pas disa muajsh pritjeje Athina dorëzoi planin e saj: kursim...
Dizajnerët botëror gjithmonë janë duke sjellur risi në botën...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...