web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si do ndahet "torta" e Tiranes nga Erion Veliaj

12 Korrik 2015, 21:08, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës pas ndarjes se re territoriale dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të ketë territorin e saj të ri, siç do të ketë edhe kryetarin e ri të saj.

Natyrisht, bashkë me zgjerimin territorial të saj, Bashkia Tiranë do të pësojë edhe ndryshime strukturore ku sigurisht, administrata drejtuese do të rritet, pasi do të vijohet të ofrohen shërbime edhe për komunat e reja që tanimë janë nën ombrellën e bashkisë së madhe të kryeqytetit.

Kështu Bashkia Tiranë do të ketë plot 24 administratorë lokalë. 11 administratorë janë falë 11 njësive që ishin edhe para reformës se re administrative-territoriale, ndërsa 13 administratorët e rinj do të jenë për komunat e reja që i janë bashkuar Bashkisë Tiranë.

24 administratorët e rinj do të jenë përzgjedhja dhe puna e parë e kryebashkiakut të ri të Bashkisë së Tiranës. Kjo sepse në të gjitha ish-komunat që ju bashkuan Tiranës zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve do të vazhdojë normalisht, siç dhe në të 11 njësitë egzistuese të Tiranës. Ky ka qenë zotimi i Veliajt  dhe burimet thonë se do të jetë hapi i parë i nisjes së punës së Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Nga ana tjetër, falë shtrirjes së re që ka Bashkia Tiranë, nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por katër të tillë.  Nevoja për katër nënkryetar lind nga shtrirja e madhe që tanimë bashkia e re e Tiranës ka pas reformës, por edhe detyrave të reja që bashkisë do t?I ngarkohen me ligjin e ri të pushtetit vendor.

Ashtu siç do të veprojë më 24 administratorët, kryetari i ri i bashkisë do të ketë në krah të tij edhe 4 nënkryetarët e bashkisë të cilët mesa duket janë duke u disktutuar  intensivisht midis aleatëve të ASHE-së.

Sigurisht, dukë u bazuar gjithmonë te numri i votave të marra në 21 qershor, do të ndahet edhe ?torta? e nënkryetarëve.

Burimet flasin për dy nënkrytar që i përkasin Partisë Socialistë të Shqipërisë, një nënkryetar i jepet Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nënkryetari tjetër Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit, i cili këto zgjedhje ju bashkua ASHE-së duke marrë një numër të konsiderueshëm votash, që legjitimon në një farë mënyre edhe marrjen e një nënkryetari në bashkinë më të madhe në vend.

Në Partinë Socialiste akoma diskutohet për emrat e dy nënkryetarëve, por mesa duket selia e PS është më e qetë në këtë drejtim për vetë faktin se kanë edhe kryetarin i cili në bashkëbisedim me partinë do të gjejnë një zgjedhje. Interesi më I madh duket se është te dy emrat e tjerë të nënkryetarëve, që do të vijnë nga partitë aleate të PS-së.

Por dhe pse emrat e nënkryetarëve të bashkisë që po diskutohen në tryezat politike  janë hermetikë, aludohet se  Fryma e Re Demokratike ka propozuar Andi Seferin për nënkryetar të bashkisë Tiranë. Andi Seferi ishte zgjedhur në vitin 2013 nga strukturat e FRD si  drejtues i Departamentit  të Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor. Javanews





Lajmet e fundit nga