web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutohet vendimi për sekuestron e pasurive të Becchetti-t

18 Qershor 2015, 14:15, Kronika CNA

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave, ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për sekuestrimin e pasurive të Francesco Becchetti-t, i dyshuar për pastrim parash.

Masa e sekuestros është vendosur ndaj shoqërive ?Energji?, ?400? KE, ?Fuqi?, ?Cable system? dhe ?Agon-Set?.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Financave thuhet se zbatimi i vendimit të gjykatës për sekuestrimin e ?AgonSet? është bërë në prani të përfaqësuesve të kësaj shoqërie.

10 ditë më parë, Gjykata e Tiranës nxori katër urdhër-arreste nën akuzën e ?pastrimit të produkteve të veprave penale?, ?pastrimit të parave? dhe ?shpërdorimit të detyrës?, mes të cilëve edhe biznesmeni italian, Francesco Becchetti.

Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian, Francesco Beccheti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare koncensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.

Sipas hetimit, koncensionari ?KEG?, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchetit, ka kontraktuar për punime kompaninë ?Energji?, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti.

Nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë ?Cable System?, ?400KV? dhe ?Fuqi?, të administruara po prej tyre.





Lajmet e fundit nga