web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero: Korçarët nuk janë turmë që të ndjekin një kryeministër pa shpirt

16 Qershor 2015, 12:07, Politikë CNA

Kandidati Gjergj Mero ishte në lagjen tetë në një nga zonat më të goditura për papunësi, heqje të ndihmës sociale dhe të Kemp nga qeveria qendrore dhe bashkia në këta tetë vite. Kandidati Mero tha se mbi 1500 familje janë të pastreha dhe shumë njerëz vuajnë për bukën e gojës, pasi janë hequr padrejtësisht nga lista e ndihmës dhe statusi i invaliditetit.

?Si mund këta njerëz të votojnë pushtetarët që punojnë vetëm për xhepat dhe mirëqënien e tyre dhe nuk kanë hapur dyert e zyrave për ti pritur e dëgjuar të paktën një herë në hallet e tyre. Duke dëgjuar me trishtim disa nëna e gra kryefamiljare të cilat e kanë jetën shu më të vështirë për shkak të braktisjes sociale nga Bashkia, z. Mero tha se me programin e Bashkisë së re, familjet në nevojë do të jenë të parat dhe periferia do ti kthehet normalitetit. ?Për mua nevojtarët janë në focus të cdo politike dhe programi im ka vetëm një emër , program për qytetarin? .

?Korça tha kandidati Mero vuan taksat më të larta vendore në Repubilkë dhe me Bashkinë e re ne do ti bëjmë minimale ato. Do të subvecionojmë shtresat në nevojë në pagesat e dritave dhe ujit që këto furnizime jetike të mos I mungojnë askujt .
Kandidati Mero siguroi banorët se komuniteti dhe infrastruktura e periferisë do ti nënshtrohen projekteve të fuqishme rehabilituese në mënyrë që zhvillimi urban I qytetit të bëhet integral dhe pa diskriminim.





Lajmet e fundit nga