web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duma: Zgjidhje emergjente kanalizimeve dhe ujit të pijshëm

15 Qershor 2015, 18:45, Politikë CNA

Grida Duma është rikthyer në Spitallë, në një takim me banorët, për tu zotuar sërish se brenda 6 muajve të parë të mandatit të saj, do ti japë zgjidhje problemit të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm.

Kandidatja e APPD-së ka një projekt edhe për pastrimin e mbeturinave dhe riciklimin e tyre.

?Është e pafalshme që të konceptohet që një qytet turistik të ketë Porto Romanon pjesë të mrekullueshme të bregdetit ta ketë zonë plehrash. Është shumë e rëndësishme që të fillojmë projektin tonë të pastrimit të mbeturinave dhe riciklimit të tyre. Sistemi pas 21 Qershorit do të jetë; në çdo 150 metra do të kemi 3 kosha plehrash me 3 ngjyra të ndryshme ku do të ndajmë plastikën, nga qelqi dhe kartoni? tha Duma.

Grida Duma shpalosi edhe programin e saj për rivitalizimin e siteve arkeologjike.

?Ajo që do të bëjmë bashkë përveçse do të ndalojmë këtë masakër është të rizgjojmë qytetin antik. Të gjitha të tjerat do të jenë në planin tim të dorës së parë për ti pastruar, rrethuar dhe ndriçuar. Do kemi një pedonale të madhe që do të ndjekë gjithë murin e vjetër dhe do të shkojë drejt markatës antike dhe drejt 18 siteve arkeologjike që ka qendra e Durrësit? theksoi ajo.

Kandidatja e djathtë për Durrësin premtoi edhe një projekt për ngritjen e një grupi special në Policinë Bashkiake për sigurinë në shkolla.





Lajmet e fundit nga