web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duma: 500 banesa sociale, zgjidhje parkimit dhe pastrimit të qytetit

11 Qershor 2015, 07:59, Politikë CNA

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin në lagjen 16 të qytetit. Duma tha se në 8 vite qyteti ka mbetur në vend dhe pas 21 qershorit do ndryshohet faqja e tij. ?Durrësi përmbytet, por ai thotë se stabilizohet për dy orë.

Dalëngadalë kanë kaluar 8 vite të qytetit pa stabilizim, me kaos, me varfëri të cilat në asnjë mënyrë nuk do t?i pranojmë më dhe nga 21 Qershori do ndryshojmë faqen?, tha Duma.   Kandidatja e djathtë vuri theksin tek strehimi dhe mandatin ardhshëm, bashkia do të ndërtojë 500 banesa sociale ç?ka do të jetë një zgjidhje e shpejtë për qindra familje që presin ndihmën e bashkisë.

?15 mijë vende pune në fund të katër viteve që do të thotë luftë frontale ndaj papunësisë dhe varfërisë. Janë 5 mijë aplikime për strehim dhe në 8 vite u propozuan 340 banesa. në 8 vite u realizuan 120 dhe me këtë ritëm duhen nja 50 mandate për të kaluar kërkesat aktuale. Banesat sociale do zgjidhen duke përdorur një pjesë të madhe të pronave të bashkisë për zgjidhjen e problemit të strehimit, ç?ka do të thotë që në fund të mandatit ne do të kemi 500 banesa sociale?, tha Duma.





Lajmet e fundit nga