web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: Veliaj nuk ka transparence per fushaten, eshte i korruptuar

10 Qershor 2015, 13:58, Politikë CNA

Partia Demokratike e akuzon kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj për mungesë transparence të fushatës së tij, duke thënë se kjo gjë vjen për shkak se është i korruptuar. Deputeti demokrat Keltis Kruja, referuar një interviste të mbrëmshme të kandidatit Veliaj, citoi në një dalje të sotme për mediat, se ai tha mbrëmë se ka 108 milionë lekë të vjetra për fushatën e tij. Për deputetin demokrat e vërteta është se deri më datë 7 qershor, ai ka shpenzuar 437 mijë euro vetëm me spote televizive, duke pubpikuar edhe një dokumenti i monitorimi nga MCMonitoring (e gjeni më poshtë). Sipas tij, nëse shtohet dhe shuma e brandimit dhe mbajtjes së 250 zyrave elektorale në Tiranë, dhe shpenzimet ditore të aktiviteteve të tij të luksit, fushata e Erion Veliajt e ka kaluar me kohë shifrën e 1 milionë eurove. ?Erion Veliaj nuk bëri transparencë mbrëmë për rastin e Luiza Gjonajt, të cilën e shkarkoi nga puna sepse ajo denoncoi aferat e paligjshme të kompanisë së vëllait të tij, EAG. Veliaj tha se e ka hequr Gjonajn sepse ajo nuk është paraqitur në punë. Ja çfarë thotë vendimi i Gjykatës Administrative, ku zonja gjonaj ka fituar gjyqin.  Pavlefshmëri absolute të procedimit disiplinor.  Kthimin e zonjës Gjonaj në detyrë. Dhënien e pagës për zonjën Gjonaj deri në momentin e kthimit në punë?, deklaroi Kruja, duke nënvizuar se gjykata hedh poshtë deklaratat e Veliajt. Ai shton më tej se Erion Veliaj nuk bëri transparencë për fondet që ka marrë vëllai i tij, duke publikuar një shkresë të degës së thesarit. Kruja thotë se 540 milionë lekë ka marrë EAG, që sipas tij është kompania e vëllait të kandidatit Veliaj, e njëjta kompani me Goglen, në të njëjën adresë në të njëjtën zyrë. ?Pse nuk bën transparencë, sepse ky është abuzim i pastër. Erion Veliaj nuk bën transparencë për lidhjen e tij, përmes bashkëshortes, me paratë e Dzanashvilit. Ai fshihet pas një argumenti mjeran, që paska qënë turni i gruas së tij, e punësuar në një zyrë avokatie. Por e vërteta është se lidhjet e zotit Veliaj me këtë zyrë avokatie janë të vjetra e të forta?, deklaron ligjvënësi demokrat. Ai publikoi edhe një dokumenti të QKR, i cili sipas tij tregon se vëllai i Erion Veliajt, ka hapur kompaninë Gogel pikërisht me ortakun Floran Pustina, i cili ka zyrën avokatore, ku punon Ajola Xoxa, përfaqësuese me prokurorë, me të drejta të plota e biznesmenit gjeorgjan Dzanashvillit. Deputeti Kruja tha në mbyllje se Erion Veliaj nuk bën transparencë, sepse është i korruptuar dhe fsheh burimin e milionave që po shpenzon në këtë fushatë zgjedhore.





Lajmet e fundit nga