web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Në vend të dekriminalizimit, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit

10 Qershor 2015, 09:38, Politikë CNA

Edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatë së Lartë, e cila pushoi cështjen për deputetët socialist, Pjerin Ndreu dhe Armand Ndoka. Lideri i opozitës e cilësoi si një lajm të zi për Shqipërinë, demokaracinë dhe parlamentarizmin shqiptar.

Lideri i opozitës shton më tej se në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit

?Lajm i zi për Shqiperinë, demokracine dhe parlamentarizmin shqiptar. Cdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zeze. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja? shkruan Basha.

 

 

 





Lajmet e fundit nga