web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: A po perdoren parate e Ajola Xoxes ne fushaten e kandidatit Veliaj

9 Qershor 2015, 14:15, Politikë CNA

Partia Demokratike denoncoi edhe nje here lidhjet që sipas kësaj force politike bashkëshortja e kandidatit të majtë për Tiranën, Erion Veliaj, ka me një biznesmen të huaj të akuzuar për pastrim parash. Deputeti Gerti Bogdani në një dalje për mediat nga selia blu tha se ka mbi pesë ditë që kandidati rilindas për Tiranën, që nuk jep asnjë shpjegim apo përgjigje për skandalin financiar ku është përfshirë bashkëshortja e tij. ?Bëhet fjalë për skandalin korruptiv të pastrimit të parave të gjeorgjianit Dzanashvilli me bizneset e deputetit Mark Frroku, ku bashkëshortja e Veliajt është përfaqësuese ligjore e gjeorgjianit sipas prokurës së firmosur prej tyre. Transaksion që ka kaluar nëpër duart e tyre si fillim 300 000 euro e më pas 1.8 milionë euro. Skandal për të cilin as mediat nuk e pyesin, diku për shkak të presionit të qeverisë siç kemi parë ditët e fundit, e diku për shkak të joshjeve! Skandal për të cilin prokuroria duhet të thellojë hetimin?, deklaroi Bogdani. Në emër të PD, ai e pyeti Veliaj nëse bashkëshortja e tij ka qenë thjeshtë seksere në transaksion dhe sa para kanë përfituar ata? Në vijim të pyetjeve shtohet se a po përdoren këto para sot, përveç kursimeve të familjes, për postera, zyra elektorale apo fushatë? Bogdani deklaroi në vijim se nëse Ajola Xoxa ka qenë thjeshtë përfaqesuese ligjore e gjeorgjianit, a e ka denoncuar ajo këtë transaksion prej mbi 2 milionë euro në institucionet përkatëse për parandalimin e pastrimit të parave në baze të ligjit 9917 të vitit 2008. Deputeti demokrat e mbylli qëndrimin e tij duke thënë se, sidoqoftë, kandidati rilindas ka detyrim jo vetëm moral ndaj zgjedhësve, por mbi të gjitha detyrim ndaj ligjit që të bëjë transparencë, sepse transparenca nuk është kurrë zgjedhje sipas dëshirës.





Lajmet e fundit nga