web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Filo: Kullimi dhe ujitja janë prioritetet tona kryesore

10 Qershor 2015, 12:45, Politikë CNA

Kandidati i ASHE, dhe njëherësh kryetari i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo ka vijuar takimet elektorale në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit.

I rradhës ka qënë takimi ma banorët e Kucit të Zi dhe Belortas, kun ë focus të bashkëbisedimeve me ta, ka qënë krijimi kanaleve kryesor dhe dytësor. Sipas Filos, kullimi dhe ujitja janë prioritetet kryesore.

?Do të rehabilitohen 40 km kanale kryesorë dhe rreth 50 km kanale dytësorë bashkë me rreth 30 vepra arti ndërlidhese.

Kullimi dhe ujitja e të gjithë territorit bujqësor të Bashkisë së madhe është një nga prioritetet tona kryesore. Fusha e Korcës do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e bujqësisë e për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e shfrytëzimit të ketyre tokave? tha Filo në takimin me banorët.

 





Lajmet e fundit nga