web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AK, thirrje PD: Tërhiqe Halim Kosovën, gara për Tiranën është manipuluar! Bojkot popullor për 21 Qershorin

10 Qershor 2015, 16:19, Aktualitet CNA

Me anë të një reagimi për mediat Aleanca KuqeZi ka përshëndetur vendimin e PD-së, për t?u tërhequr nga zgjedhjet në rrethin e Kurbinit. Ndërsa, bën thirrje se pas këtij vendimi, demokratët të tërhiqen nga gara në gjithë Shqipërinë. AK, arsyeton se zgjedhjet vendore nuk do të jenë të rregullta dhe transparente. Sipas saj, aktet e shëmtuara të manipulimit dhe blerjes së votës që janë raportuar nga mediat e tregojnë mjaft mirë se qeveria nuk ka vullnetin për të garantuar zgjedhje të drejta dhe të ndershme. Ndërkaq, Aleanca KuqeZi fton PD-në të bojkotojë zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas saj ato janë të manipuluara nga qeveria Rama dhe fushata elektorale e të majtës është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista. Në vazhdën e kësaj situate të krijuar, KuqeZinjtë bën thirrje që PD të tërheqë nga zgjedhjet kandidatin e saj për Tiranën, Dr.Halim Kosovën. Ndërsa thekson se skenari i manipulimit të zgjedhjeve po shkatërron dhe asgjëson opozitën shqiptare.





Lajmet e fundit nga