Shkëlzen Berisha: Gjykata e Apelit dënon Taulant Ballën për shpifje ndaj meje
Djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka reguar lidhur...
Top Channel zbardh argumentat e Prokurorisë që është ngritur akuza, në bazë të të cilave gjykata ka vendosur masën e sigurisë për presidentin e Agon Channel, Francesco Becchetti dhe disa shtetas të tjerë italianë dhe shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal.
Në dokument grupi hetimor thotë se, ?ka provuar skemën përmes të cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit?. Sipas tyre, ?në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimi parash qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja ?KGE? dhe ajo ?Energji?.
Por si ka funksionuar skema?
Prokurorët thonë se kompania ?Energji? ka blerë punime nga nënkontrakorë privatë për ndërtimin e hidrocentralit. Më pas këto punime ja ka shitur shoqërisë tjetër të Becchetti-t të quajtur KGE, por me çmime dhe sasi të fryra në mënyrë artificiale. Sipas dokumentave, përgjatë periudhës 2007-2013, ?Energji? ka blerë në total 14.5 milionë euro punime nga nënkontraktorët privatë, por ja ka shitur ato shoqërisë ?KGE? me vlerë dy herë më të lartë, ose 28.6 milionë euro.
Përmes kësaj skemë, Prokuroria thotë se, ?kompania ka rritur në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së dhe vetëm në vitin 2009 ka kërkuar rimbursim për 45 milionë lekë TVSH duke mashtruar shtetin?. Kjo skemë është përsëritur vit pas viti dhe prokurorët e kanë ilustruar atë me shifrat përkatëse për çdo vit, që nga viti 2007.
Paralelisht, sipas grupit hetimor, një tjetër fakt i provuar që përfshin Becchetti-n dhe kompanitë e tij në mashtrim financiar, është ai i ndërtimit të digës së hidrocentralit. Sipas prokurorëve, kompania ka dorëzuar dokumenta sikur ka ndërtuar një digë në vlerën 3.4 milionë euro. Por sipas tyre, diga nuk ekziston dhe nuk është ndërtuar kurrë. Prokurorët thonë se transaksionet e dyshimta për pastrim parash datojnë që në vitin 2007, kur ?KGE? dhe ?Energji? filluan të kryenin veprime financiare me njëra-tjetrën.
Paralelisht, thonë prokurorët, në vitin 2013 përmes këtyre dy kompanive është realizuar një tjetër manovër, në sajë të të cilës janë lëvizur në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash. Më konkretisht, Prokuroria thotë se, ?dy kompanitë e të njëjtit pronar kanë sajuar mes tyre një konflikt, sipas saj, të rremë për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë.
Sipas prokurorëve, në këtë konflikt të sajuar, shoqëria ?Energji? e Becchetti-t pretendonte se kishte kryer punime për shoqërinë tjetër ?KGE?, po në zotërim të Becchetti-t, por kjo e fundit nuk e kishte paguar.
Pra, sipas prokuroreve, Becchetti kishte paditur Becchetti-n për t?i marrë para Becchetti-t për një punë që Becchetti kishte kryer për Becchetti-n, e për të cilën Becchetti nuk kishte paguar, po Becchetti-n.
Prokurorët thonë se, ?konflikti fiktiv u sajua për të shmangur një tjetër konflikt real që Becchetti kishte me bankën e njohur ?Deutche Bank?, partneren e tij në koncesionin e Kalivaçit. Prokuroria thotë se dy kompanitë kanë dorëzuar në gjykatë dokumenta të falsifikuara dhe në bazë të tyre, gjykata ka marrë vendim për të zgjidhur konfliktin duke detyruar shoqërinë ?KGE?, që të paguajë për shoqërinë ?Energji? 48 milionë euro.
Sipas grupit hetimor, kjo manovër dëmtoi ?Deutche Bank? dhe mundësoi që të qarkullonin shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme për punime të rreme që nuk u kryen asnjëherë.
Djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka reguar lidhur...
Një punonjës është plagosur rënë mesditën e sotme në Portin ...
Kandidatët për Bashkinë e Tiranës janë mbledhur për herë të ...
Projekti u firmos fillimisht nga Fatos Nano, u kundërshtua f...
Pas urdhërit të prokurorisë për arrestimin e Francesco Becch...
Kandidatët për Bashkinë e Tiranës janë mbledhur për herë të ...
Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi iu gje...
Shkëlzen Berisha ka reaguar per kërkesën e prokurorisë për a...
Një trupë televizive italiane e Rai Tre ka qenë dy muaj më p...
Vrasje me arme zjarri ne zonen e ish-kenetes ne Durres.Rapor...
INSTAT bëri të ditur se inflacioni në muajin maj 2015, është...
Prokuroria e Tiranes ka sekuestruar 60 per qind te aseteve t...
Komuniteti LGBT ka organizuar një sondazh online për zgjedhj...
“Naltmadhnia në brez e poshtë me flamur të partise Siçiliste...
Disa persona duhet te pushohen nga puna dhe disa te tjere du...
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Më...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook ...
Në mesditë është vjedhur kasaforta e një qendre të taksive p...
Seanca ndaj Brahos është shtyrë për në 13 qershor, ndërsa në...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...