web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat greke "sulmojnë" shqiptarët: Guximi i tyre ka tejkaluar kufijtë, pritet luftë ballkanike

24 Maj 2015, 06:33, Kosova & Bota CNA

Mediat greke kanë përhapur panik për fillimin e një lufte ballkanike, ku sipas tyre, do të përfshihet edhe Rusia. Në shkrimin e titulluar “Cilët dhe pse po ndezin tani zjarrin në Kufi?”, revista greke “EPIKAIRA”, shkruan kundër shqiptarëve dhe kryeministrit Edi Rama.

Në faqet e brendshme të shkrimit, ajo e paraqet Ramën me shprehje luftarake në fytyrë poshtë një harte të Shqipërisë.   ?Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar kufijtë. Sipas burimeve të besueshme, Tirana ka mbajtur qëndrime të forta nëpërmjet ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar dhjetë ditë më parë, ku ka kërkuar modifikim në sondazhin për hidrokarburet në detin Jon. Pse qeveria Edi Rama vazhdon me një lëvizje të tillë agresive, duke e ditur mirë se sa herë e kanë bërë diçka të tillë në të shkuarën kanë dalë të humbur?, shkruan revista.

Më herët revista greke ?Bilanci ushtarak dhe gjeopolitika?, i kushtonte 10 faqe marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë. Madje revista thotë që në rast të mosfunksionimit të marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës, mund të kalohet në një konflikt ushtarak mes Greqisë dhe Shqipërisë.   Autori është i bindur se edhe pse Greqia ka një potencial ushtarak më të madh se Shqipëria, Turqia nuk do të qëndronte duarkryq.





Lajmet e fundit nga