Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal, që akuzohet se ka trafikuar qindra shqiptarë nga Veriu i Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grupi prej 7 personash do të gjykohet për tre vepra penale, që lidhen me trafikimin e shqiptarëve përmes kufirit Meksikë-SHBA, kundrejt një pagese që shkonte deri në 25 mijë dollarë.
Prokuroria tha në një deklaratë për shtyp se kishte provuar akuzat për 7 nga 15 të arrestuarit e operacionit të realizuar më shumë se një vit më parë në Shkodër dhe Tiranë. Të pandehurit sipas Prokurorisë janë Enver Karaj, Fatmir Bakalli, Nertil Previzi nga Struga, Fatos Fasko, Durim Koxha, Nikoll Kolaj dhe Fatmir Flaga.
Hetimi për këtë linjë trafiku nisi pas shqetësimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila në janar 2014 i dërgoi Policisë shqiptare një informacion që tregonte dhjetëfishim të numrit të klandestinëve shqiptarë, të cilët hynin në SHBA përmes kufirit poroz të Meksikës.
Informacioni tregonte se gjatë vitit 2012, autoritetet amerikane kishin kapur 56 klandestinë shqiptarë, ndërsa një vit më pas, numri i tyre kishte arritur në 487.
BIRN e ka investiguar këtë linjë trafiku, duke zbuluar se shumica e klandestinëve që u trafikuan në SHBA ishin banorë të disa komunave të thella të Malësisë së Madhe. Ata kishin lidhje gjaku ose miqësore me njëri-tjetrin, ndërsa fatura 25 dollarëshe për llogarinë e trafikantëve u pagua nga të afërmit e tyre, emigrantë në SHBA.
Drejt SHBA me pasaporta bullgare
Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbuluar se klandestinët shqiptarë kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përdorur dokumente të falsifikuara bullgare.
Sipas Prokurorisë, shumica e klandestinëve shqiptarë kanë ndjekur të njëjtin itinerar udhëtimi. Nga Shqipëria, ata kanë udhëtuar në rrugë tokësore drejt Maqedonisë dhe Bullgarisë. Pasi pajisesishin me dokumente bullgare, ata udhëtonin në rrugë ajrore drejt Spanjës e më pas në njërin prej vendeve të Amerikës Qendrore.
Udhëtimi përmes Nikaraguas, Hondurasit, Guatemalës dhe Meksikës zgjaste deri në 2 javë për klandestinët shqiptarë, të cilët kalonin më pas në këmbë kufirin e Shteteve të Bashkuara.
Përveç rrugëtimit të mundimshëm të qindra klandestinëve shqiptarë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar edhe rolin e secilit prej të akuzuarve në këtë rrjet të trafikimit të qënieve njerëzore.
Sipas hetimit, Fatmir Bakalli ishte personi kyç i grupit, i cili mbante kontaktet me njerëzit që rekrutonin emigrantë dhe ata që mundësonin trafikimin e tyre. Krahu i tij i djathtë ishte Nertil Pervizi nga Struga, i cili rezulton të ketë hyrje-dalje të shpeshta në Shqipëri, para se të arrestohej.
Prokuroria ka mundur të gjejë prova për bashkëpunimin e të pandehurve përmes zbardhjes së episodeve të trafikimit.
?Në datë 28.02.2014, i pandehuri Previzi është takuar me shtetasit Fatmir Bakalli, Enver Karaj dhe Fatos Fasko në një lokal në Tiranë, nga ku ka marrë shumën e 50 mijë dollarëve, si pagesë për kalimin e 3 shtetasve shqiptarë për në SHBA,? thuhet në dokumentet e hetimit të Prokurorisë. Në ditën e dorëzimit të parave, tre klandestinët gjendeshin në Honduras.
Peripecitë e klandestinëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk jep të dhëna për numrin e saktë të shqiptarëve që u trafikuan nga ky grup kriminal. Megjithatë, BIRN ka mësuar se nga Bajza e deri në Theth, shumë shtëpi janë boshatisur dhe të tjerë të rinj presin një mundësi të ngjashme për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.
Emigrantët që udhëtuan ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2013, të cilët janë identifikuar nga autoritetet, llogaritet të kenë gjeneruar rreth 12 milionë dollarë për rrjetin e trafikut.
Sipas Prokurorisë, shtatë të pandehurit ndiqnin një skemë të përpiktë në trafikimin e shqiptarëve drejt SHBA; ata nisnin një grup të ri vetëm pasi grupi i parë kishte mbërritur në destinacion.
Prokuroria ka mundur të provojë implikimin e të pandehurve në disa raste trafikimi, nga ku rezulton se një pjesë e klandestinëve janë ndaluar nga autoritetet amerikane apo ato shqiptare. Sipas Prokurorisë, një 30-vjeçar i trafikuar nga ky grup ndodhej në një burg të Amerikës, ndërsa dy të rinj të tjerë u ndaluan nga policia shqiptare në doganën e Morinës.
?Kur u intervistuan nga policia kufitare, dy të rinjtë pranuan se po udhëtonin drejt SHBA-ve. Ata kishin tentuar edhe një tjetër herë më parë, por ishin ndaluar në Meksikë,? thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Shumë prej shqiptarëve që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht kërkojnë leje qëndrimi si azilkërkues, me të mbërritur në destinacion.
Statistikat e Zyrës së Emigracionit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se përgjatë viteve 2004-2013, përfituan azil 3 782 qytetarë shqiptarë, edhe pse aplikimet kanë qenë shumë herë më të larta.
Nje person eshte arrestuar pak me parte nga patrrullat “Shqi...
Edlira Çopa, shqiptarja 38 vjeçare e cila në mars të vitit 2...
Brenda 48 orësh, pas artikullit të së dielës në gazetën “To ...
Gjykata e Lartë ka vendosur datën 29 maj për të dhënë konklu...
Qendra Shëndetësore e fshatit Shtëpëz, rreth 10 km larg Gjir...
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, do të këndojë sot në g...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion...
ILDKPKI ka kallëzuar penalisht 5 kryekomunarë me akuzën e “f...
Që në orët e para të mëngjesit një anije pasagjerësh nuk ës...
Sot në mesditë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sho...
Në Tiranë nisi sot punimet ministeriali rajonal kundër ekstr...
Në sheshin para Parlamentit të Maqedonisë në Shkup, u mbajt ...
Dy anije të tonazhit të madh janë ankoruar ditët e fundit në...
David Guetta ka publikuar këngën e tij të re. Pas disa javës...
Deputeti Tom Doshi ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Lar...
Edhe pse dy partitë kryesorë të koalicionit të majtë, PS dhe...
Një ngjarje e paprecedentë është shënuar me gazetarin e kron...
Gjykata e Shkallës së Parë ka përfunduar shqyrtimin për akuz...
Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka filluar aksionin ...
Personi me bluze të kuqe në të djathtë është i sëmur mendor ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...