web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasësja e tre vajzave të saj shpallet e pafajshme, ka çrregullime mendore

19 Maj 2015, 14:11, Aktualitet CNA

Edlira Çopa, shqiptarja 38 vjeçare e cila në mars të vitit 2014 vrau me thikë tre vajzat e saj Simona, Keisi dhe Sindi, me moshë 13, 10 dhe 3 vjeçare në Lecco të Italisë, është shpallur e pafajshme dhe i shpëtoi burgut, pasi u konstatua se vuante nga çrregullime mendore.

Por ndaj saj u vendos si masë sigurie qëndrimi për dhjetë vjet në një klinikë psikiatrike, pas raportit mjeko-ligjor.

Grupi gjyqësor e mori këtë vendim ndaj Edlira Çopas, duke argumentuar se gruaja vuante nga ?probleme mendore?. Megjithatë, shqiptarja duhet të qëndrojë për dhjetë vjet në një institut psikiatrie.

Argumentimi dhe zbardhja e vendimit do të bëhen të ditura pas disa javësh.

Procesi gjyqësor që tronditi Italinë dhe Shqipërinë, u zhvillua me ritme të shpejta.

Vetë Edlira Çopa nuk ka qenë e pranishme në sallë në momentin e dhënies së vendimit. Autoritetet deklaruan se Çopa konsiderohet si rrezik për veten dhe të tjerët, ndaj u vendos të mbyllet në strukturë psikiatrike.

Dyshohet se shkak për krimin e rëndë ishte depresioni nga e cila ishte prekur Edlira, pas ndarjes nga i shoqi, i cili do të martohej me një femër tjetër.





Lajmet e fundit nga