web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marr leje për të sqaruar një budalla

26 Prill 2015, 14:29, Opinione CNA

Nga Artan FUGA

Duke mbrojtur idene se cdo artikull a punim shkencor kudo i botuar nga nevoje te certifikohet nga jurite qe japin titujt dhe jo te merret automatikisht si flori, ka perkrahje masive nga qytetaret dhe koleget qe jane merzitur nga doktora dhe profesora me lopata…

Ka edhe kundershtime… E ku ka me mire sesa kundershtimet.

Por ka edhe budallenj.

Nje budalla anonim disa here kerkon qe te dije se cfare pervoje gjasme paskam une ne Perendim qe te guxoj te shpreh idete te tilla.

Pse me detyron te kaperceje kufirin e modestise dhe te heshtjes qe eshte parim nobel dhe finsik.

Por, i detyruar perballe publikut per nje here te vetme nje shpjegim po e jap ndonese e kam dhene pa fund here ne rrethana te tjera,

Kam punuar si pedagoge me kohe te plote pune ne Universitetin Paris 10, ne departamentin e sociologjise duke mbajtur leksion magjistral dhe te pavarur.

Kam punuar si pedagog me kohe te pjesshme pune per pese ose gjashte vjet ne Universitetin Paris II, Pantheon – Assas duke mbajtur grupe leksionesh brenda nje moduli ne master komunikimi.

Prej dhjete a me shume vitesh jam bashkepuntor i jashtem titullar ne nje laborator shkencor te CNRS qe grupon kerkues shkencore nga disa universitete, duke perfshire edhe Universitetin, paris 1, Sorbone, dhe te tjere, laborator i quajtur Ladyss, ku kam zhvilluar gjithe punen ti;e shkencore.

Per botimet, jam merzitur duke i numuruar dhe nuk me interesojne me aq shume. Fjale, fjale, fjale… Me intereson ndryshimi praktik jo skizofrenia e fjaleve…

Mbi pese libra shkencore ne France aprovuar nga komitete leximi, me dhjetra artikuj shkencore aprovuar me peer – review sigurisht dhe pa diskutim.

E pastaj???

Cfare na gjeti more cfare na gjeti???

Aktualisht duke qene i perqendruar ne universitetin e Tiranes, shtepine time qe s’e shkembej me asgje, lektoroj ne tre lende ne nje shkolle te larte pariziane ne biznes dhe administrim, IPAG, sidomos ne fushen e marketingut te integruar dixhital.

Per tete vite rresht kam qene i klasifikuar me kualfikimin profesor i universiteteve ne France, pra si titull shkencor.

Mbaj diplomen e habilitimit per te drejtuar grupe kerkimore shkencore ne France dhe ne hapesiren europiane, ne menyre te pavarur.

Vazhdoj intensivisht te marr pjese ne jurite e mbrojtjes te doktoraturave ne fushen e komunikimit ne Universitetin Paris II, France.

A doni me per Belulin???

Cfare me bere o budalla, cfare me bere???

E duke qene per tete vite antar i KVTA ne Shqiperi, e kurre mos qofsha me, kam lexuar edhe shkrime te mira shkencore ne dosje, por kam pare shume, shume, shume, edhe botime jashte vendit te kandidateve qe kane qene pacavure, idiotizma, mediokritete, te botuara ne revista shkencore jashte vendit, sa ma ka ardhur per te vjelle.

Doja qe ligji i ri ta ndalonte kete hemoragji hemoroidale, por s’paska qene e thene, mediokriteti paska akoma fuqi edhe me te madhe se me pare lobimi te zyrtaret.

Por, une e shpetova shpirtin tim dhe e thashe.





Lajmet e fundit nga