Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Andi BUSHATI*
Një editorial i kësaj fundjave i Artur Zhejit*, ku ai rrekej të shpëlante Ilir Metën nga llumi që i hodhën mbi supe me të padrejtë, me ngjalli kujtimet jo të largëta të mbrëmjeve kur ?përleshesha? me të në emisionin aq të gjetur të Ariant Çanit: ?Majtas Jo Djathtas?. Jemi përballur pothuajse për gjithçka, për vrasjet e 21 janarit, për vjedhjen e votave në Tiranë, për pensionet e ushtarakëve dhe së fundi edhe nëse duhej dhënë leje ndërtimi nga Lulzim Basha për një pallat që pretendohej të ndërtohej mbi një konvikt ku strehoheshin ende nxënës. Ajo që më bënte përshtypje atëherë, njësoj sikurse tani, ishte fakti se rastësisht ?kundërshtari im? Artur Zheji, ishte gjithnjë në anën e pushtetit. Gjithnjë me ata që ishin në poste.
Këtë shije më la edhe shkrimi i tij i fundit dhe përpjekja për glorifikimin e çiftit të të rinjve Rama- Meta, që u treguan më të zgjuar sesa Berisha dhe çimentuan edhe më tej dyshen e tyre. Këtë shije më la përpjekja e tij e ekzaltuar për të shpallur pastrimin e Metës nga akuzat për vrasje me pagesë. Ofshama e tij e lehtësimit se këtej e tutje kreu i LSI-së do të lihet i qetë.
Natyrisht me stilin dhe elegancën e formës që e karakterizon, Zheji rrekej të tregonte se deri më tani nuk kishin dalë fakte që e implikonin Metën me këtë akuzë të rëndë dhe se për më tepër të gjithë njerëzit e arsyeshëm në këtë vend e kishin vënë re këtë gjë.
Duke u renditur mes këtyre ?të arsyeshmëve? që ende nuk kanë parë prova që e fajësojnë kreun e Kuvendit si porositës vrasjesh, unë, ndryshe nga kolegu im, mendoj se e gjithë kjo histori nuk e ka përmirësuar imazhin e Ilir Metës, por përkundrazi e ka rrënuar atë. Kjo është një histori, ku po të duash e sheh gotën gjysëm plot dhe po të duash e shikon atë gjysëm bosh. Po të duash bën avokatin e pushtetit ose po të duash kritikun ndaj tij.
Duke preferuar këtë pozicionin e dytë unë gjykoj se nga e gjithë kjo aferë, Ilir Meta e ka humbur betejën me opinionin publik. Jo për atë që akuzohet, por për mënyrën se si ai u soll ndaj kësaj akuze.
Ka një rregull të artë në teoritë e komunikimit: Sa më e rëndë të jetë akuza ndaj dikujt, aq më i pastër del në fund i akuzuari që shigjetohet pa fakte. Nga ky rregull favorizues mund të kishte përfituar jo pak edhe Ilir Meta, nëse ai do të kish treguar durim dhe pjekuri për të pritur ?me qetësi? të gjitha gjëmat e artikuluara në dëm të tij nga Tom Doshi. Nëse ndaj Ilir Metës nuk do të kishte asnjë fakt se ai paskësh urdhëruar vrasje me pagesë, ashtu siç rezulton deri më tani, ai vetëm do të fitonte nga kjo gjurulldi.
Por Ilir Meta dhe shpura e tij kanë bërë gjithçka për të mos u sjellë në këtë mënyrë. Ata gjatë gjithë kohës janë munduar të mbajnë ngrehur një histori paralele, me shantazhe, video të pashfaqura, fakte rrënqethëse që më shumë se durim, kanë treguar ankthin e njeriut të zënë me presh në duar. Ashtu sikurse tregojnë veprimet e Metës, Brahos dhe LSI-stëve të tjerë, ka pasur një nxitim dhe një dëshirë për mbivendosje të historive, që e ka bërë numrin dy të shtetit ta humbasë deri më tani betejën me publikun. Po të shkojmë me rend kronologjik, Ilir Meta ka gabuar që në fillim.
Pse duhej që ai, menjëherë sapo u vu në djeni të kësaj ngjarjeje, të negocionte me logjikën e të fortëtve me të afërmit e deputetit Fufi dhe të mos i besonte organeve të shtetit ligjor duke e denoncuar këtë rast?
Pse do të duhej ai të dërgonte deputetin Braho në Gjermani për të negociuar me të afërmit e njërit prej dëshmitarëve, ndërkohë që ndihej i pastër dhe i papërlyer në këtë histori?
Pse duhej që po Braho të krijonte skeçe ?alla portokalli? duke përdorur edhe Gjinin e shkretë në mënyrë që ta kthente hetimin në diçka qesharake?
Pse duhej që një nga figurat qendrore të LSI-së, Luan Rama, të dilte ekran më ekran, për të hedhur hipotezën se e gjithë kjo qe një intrigë e shërbimeve sekrete ruse që donin të destabilizonin me anë të Metës, Shqipërinë ashtu sikurse po bënin edhe në vende të tjera të Ballkanit?
Pse duhej, po vërtet pse duhej, që të rrëmoheshin në gjendje civile çertifikata familjare mjekësh, për të tërhequr vëmendjen e opinionit para dëshmisë në parlament të Tom Doshit?
Kësaj liste pikëpyetjesh mund t?i shtoheshin edhe shumë të tjera që kanë të bëjnë me versionet e dyshimta që Meta, i zënë në hall, dha për arsyet e largimit nga qeveria Berisha, për shantazhet me video të pashfaqura, për versionin e pularisë, etj. Atyre mund t?u shtohet edhe një pikëpyetje më e madhe: Përse Doshi (nëse vërtet e shpiku këtë histori), zgjodhi si urdhërues të vrasësve me pagesë Ilir Metën? Dilema është nëse ai do t?ia mvishte këtë rol, le të themi Pandi Majkos apo Vasilika Hysit, a do ta kishte besuar vallë njeri?
Të gjitha këto pikëpyetje e bëjnë shumë ambig rolin e Metës në këtë histori. Pa marrë përgjigje për to, imazhi i njeriut që do të qëndrojë mbi palët ?me qetësi?, si një president në hije, është krisur ndjeshëm. Ilir Meta ka dalë më i dobët në sy të publikut, më pa këllqe në raport me Ramën, (që e shfrytëzoi këtë histori për të shtuar koalicionin e majtë), dhe më i acaruar se kurrë me opozitën. Kështu e shoh unë këtë histori ndaj mendoj se gota e Metës edhe kësaj here është gjysëm bosh. Ndaj mendoj gjithashtu se të gjithë ata që e shohin gjysëm plot, kanë pirë diçka tjetër përpos ujit brenda saj.
Tek këta të fundit hyn edhe kolegu im Artur Zheji, që nuk e humbi rastin për të më kujtuar, ?përplasjet? tona të katër viteve më parë. Që nuk e humbi rastin gjithashtu për të evokuar se është gjithmonë po aq koherent në mbrojtjen e atyre që janë në pushtet. Si në rastin e videos së Dritan Priftit, si në 21 janar, si në votat e gabuara të Tiranës e në të tjera ngjarje. Edhe tani ai e sheh atë që ndodhi si një fitore të Ilirit dhe si një çimentim të marrëdhënies së tij me Edin. Ndoshta në këtë arsyetim niset nga shprehja pa çmim, autor i së cilës është: ?Ilir Meta i di mirë punët e veta?.
lapsi.al
Nga Gjovalin Shkurtaj Pashkët ose Pashka është festa më e ma...
Nga Mero BAZEShpërthimi që ka ndodhur sot herët në mëngjes n...
Nga Mero BAZENdalimi i dy deputetëve, që pritet të vlerësohe...
Nga Skënder MINXHOZI*Nga zgjedhjet e 21 qershorit na ndajnë ...
Nga Andi BUSHATIKam përshtypjen se sot në Komisionin Parlame...
Nga Mero BAZELulzim Basha ka shmangur sot përballjen me Grup...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Artan FUGAJanë ose figura të panjohura fare dhe te paras...
Nga Mero BAZEKëshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u...
Nga Sokol BALLA“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Il...
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Klodian TomorriTragjikisht sot shqiptarët janë po aq të ...
Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministra...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Artan FUGA Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton e...
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Po qëndroj në Shqipëri në një kohë shumë të rrezikshme. Këtu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...