web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Utopia

9 Mars 2015, 10:00, Opinione CNA

Nga Artan Fuga

—————————–
Ishte një shtet që quhej Utopia, ishte ishull.

Ja sesi zhvillohej një ditë parlamenti atje.

Ngrihet kryetari i qeverisë dhe thotë :

Na falni o qytetarë dhe o vëllezër opozitarë, ne po punojmë, ca gjëra i bëjmë mirë, por shumë gjëra i bëjmë keq. Ngrihemi në mëngjes me kokëulur dhe llërat përveshur, por nuk arrijmë atje ku duhet. Faji është i yni krejt që nuk po gjejmë zotësinë t’u sjellim më shumë lumturi qytetarëve. Edhe ndihma e opozitës ka qenë në lartësinë e duhur. Na ka ndihmuar me këshilla, na ka thënë fjalë inkurajuese, na ka treguar vëllazërisht se çfarë duhet bërë. E vërteta është se kur ishte ajo në pushtet ca gjëra shkonin më mirë sesa deritani. Nuk e dimë nëse duhet shkuar në zgjedhje të parakohëshme në mënyrë që qytetari cdo dy vjet të na gjykojë. Por, ne do të punojmë më shumë, na falni për gabimet, na vjen shumë turp që qeverisim nën vëzhgimin e një opozite që është kaq e përkyer dhe që di gjithçka, do të dëgjojmë më shumë qytetarët, do jemi të hapur, asnjë miku nuk do i japim më vend pune për trafik influence, etj.

Ngrihet shefi i opozitës dhe ja pret :

Ju lutem, ju lutem, mos e nxini realitetin, ju po punoni shumë mirë. Disa gabime që kanë ndodhur nuk kanë ardhur prej jush por sepse kishte rrethana të atilla të disfavorshme, edhe klima nuk ju ka ndihmuar, tërmete, përmbytje, furtuna gjithandej. Pastaj edhe ne ju lamë një vend në buzë të greminës. Shyqyr që erdhët ju që e shpëtuat kombin që kishte nisur të shthurrej. Keni vendosur rregull gjithandej, një copë letër nuk shihet përtokë, një fasadë nuk duket e pasuvatuar. Nuk kemi punuar sa duhet kur ishim në pushtet. Edhe tani nuk është se po ju ndihmojmë sa duhet. Shpesh inati na kapërcen arsyen dhe themi fjalë të hidhura për ju. Ju po punoni me përkushtim, në asnjë vend s’e keni gabim, jeni shembull në punë, pa asnjë korrupsion, transparentë te zoti, gjithçka është në rrugë të mbarë. As bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme, ju me këtë që po bëni meritoni të rrini tre mandate në pushtet, derisa ne të kuptojmë që u lodhët dhe se duhet menduar që edhe ju të pushoni.

Seanca mbyllet!





17:18 Opinione

Blushi Cipurushi!

Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...

14:13 Opinione

Paradokset tona

Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...

Lajmet e fundit nga