web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bruksel/Mustafa-Vuçiç takohen sërish për dialogun

21 Prill 2015, 06:43, Kosova & Bota CNA

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për të vazhduar dialogun për normalizim marrëdhëniesh.
Në takimin e ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Mustafa dhe Vuçiq pritet të vazhdojnë diskutimin rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe axhendës së dialogut për të ardhmen.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa për çështje të jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë se temë qendrore e takimit pritet të jetë çështja e telekomit.





Lajmet e fundit nga