web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lunacek përkrahje për Kosovën, vlerëson progresin

20 Prill 2015, 16:53, Kosova & Bota CNA

Europarlamentarja Ulrike Lunacek sot në Prishtinë gjatë takimit me kryeministrin Isa Mustafa vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e saj të mëtejshme për Kosovën.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, duke theksuar prioritetet e qeverisë së Kosovës, që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, axhendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësinë bashkëkohore.

Kryeministri Mustafa dhe europarlamentarja Lunacek biseduan edhe për proceset që lidhen me njohjen e Kosovës nga 5 vendet e mbetura të BE-së, përafrimin e Kosovës me ligjet dhe me standardet e BE-së, si dhe tema të tjera të rëndësishme.

 





Lajmet e fundit nga