web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhja me armë në Fushë Mamurras/ Arrestohet autori i katërt

13 Prill 2015, 11:44, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës në kuadër të planit operacional të koduar ?Autostrada?, ka arrestuar edhe autorin e katërt për vjedhjen e ndodhur me armë në Fushë Mamurras dy ditë më parë. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë 21 vjecari Sebastjan Ajazi, i shpallur në kërkim për vjedhje me armë zjarri.

Shpallja e tij në kërkim është bërë zyrtarisht, pasi ai ka rezultuar se është autorë i vjedhjes me armë ditën e djeshme, rreth orës 03.40, në Fushë Mamurras Kurbin, të dy telefonave celular, 400 Euro, 7000 lek të rinj dhe disa dokumente identifikuese të Englert Çupa, banues në Tiranë dhe Osman Çupa, banues në Burrel Mat, të cilët udhëtonin me mjetin Volsvagen me targë AA289KS.

Ndërkohë nga hetimet e policisë ka rezultuar se katër personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin të jenë dhe autorë të ngjarjes së ndodhur me datë 5 prill, në Fushë Mamurras, ku Kreshnik Perndoj, banues në Lezhë, i cili drejtonte mjetin BMV me targë AA 869 AG dhe personave që udhëtonin me të, iu kanë vjedhur më të njëjtën mënyrë, katër telefona, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.

 





Lajmet e fundit nga