web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bankers dhe Shqipëria drejt arbitrazhit, akuzohet se ka fshehur 300 mln dollarë

13 Prill 2015, 06:20, Aktualitet CNA

Çështja mes kompanisë ?Bankers? dhe shtetit shqiptar, me gjasë do të përfundojë në arbitrazh.

Pas 10 vitesh funksionim në tregun shqiptar, ?Bankers Petroleum? është në përplasje me shtetin shqiptar, që duhet thënë se i ka plotësuar thuajse çdo kërkesë kompanisë që ka pasur kontrata preferenciale me të gjitha qeveritë prej 2004. Tani qeveria pretendon se kompania ka manipuluar zërin e shpenzimeve, duke fshehur rreth 300 milionë dollarë, me qëllim shmangien e taksave në shtet.

E meqenëse mes palëve nuk ka një dakordësi për këtë çështje, atëherë ekzekutivi është detyruar të kontraktojë një auditues të huaj. Por duket se zgjidhja e këtij konflikti do të përfundojë në dyert e arbitrazhit ndërkombëtar. E gjithë kjo situatë vjen pasi AKBN i është rikthyer një auditi të bërë në vitin 2011, ku ka evidentuar shkelje të kompanisë. Kjo e fundit rezulton se nuk kryen tender për blerjet që bën për pajisje apo aparatura të shtrenjta.





Lajmet e fundit nga