web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet lokale/ PS konfirmon kandidaturat për 21 bashki

10 Prill 2015, 11:18, Aktualitet CNA

Ndërsa edhe dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, kryeministri Rama zhvilloi sot një sërë takimesh  me deputetët socialistë të qarqeve, për t?u konsultuar për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kreu i qeverisë deri tani ka zhvilluar takim me deputetët e qarkut të Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Durrësit, Elbasanit, Fierit.

Pas takimit me Ramën, deputetja Mimoza Hafizi konfirmoi kandidatët e PS për Bashkinë e Shkodrës.

Bashkia Shkodër-Keti Bazhdari

Bashkia Koplik-Tonin Marinaj

Bashkia Pukë-Rrusten Struga

Bashkia Vau i Dejës-Gjok Lleshi

Bashkia Fushë Arrëz-Fran Tuci

 

Ndërsa ministri Shkëlqim Cani ka dhënë emrat e kandidaturave për bashkitë në qarkun e Dibrës dhe Kukësit.

Bashkia Dibër -Shukri Xhelili

BashkiaKlos -Valbona Kola

Bashkia Has- Adem Lala,

Bashkia Mat -Adelina Feric

Bashkia Tropojë- Rexhë Biberaj

 

Deputeti Blendi Klosi bëri të ditur emrat e PS për qarkun Durrës.

Bashkia Durrës ? Vangjush Dako

Bashkia Krujë ? Artur Gushi

Bashkia Shijak ? Ardian Kokomani

 

Deputeti Taulant Balla ka prentuar pas përfundimit të takimit me Ramën në PS edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Elbasanit.

Bashkia Elbasan -Qazim Sejdini

Bashkia Librazhdi ?Kastriot Gurr

Bashkia Belshi – Arif Tafani

 

Deputeti Erjon Braçe ka prezantuar pas përfundimit të takimit me Ramën në PS edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Fierit.

Fier-Armando Subashi

Lushnjë-Fatos Tushe

Patos-Rajmonda Balili

Roskovec-Majlinda Bufi

Divjakë-Fredi Kokoneshi

 

Mësohet se PDIU do të marrë Bashkitë e  Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit si pjesë e koalicionit.

Ndërsa kandidati për Bashkinë e Tiranës do të shpallet javën e ardhshme, ndërsa do të vijojnë akoma sondazhet në PS për kandidaturat.





11:00 Aktualitet

Van Outen në BBC1

Bukuroshja e mirënjohur  e EastEnders ka pozuar e veshur me ...

Lajmet e fundit nga