web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtoresha e Lojrave të Fatit debat me Xhafajn në Komisionin e Ligjeve

10 Prill 2015, 10:44, Aktualitet CNA

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate mes kryetarit Fatmir Xhafaj dhe Drejtoreshës së Lojrave të Fatit, Luneda Sufali.

Pas deklaratave të kësaj të fundit Xhafa i ka kërkuar asaj që të largohet nga komisioni, ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Sufali ka replikuar me Xhafajn madje edhe duke ironizuar me të. Gjithçka ka nisur akoma pa filluar mbledhja, në një kohë kur Kreu i Komisionit të Ligjeve Xhafaj ndodhej në sekretari dhe nuk kishte mbërritur ende në mbledhje.

Por pavarësisht debateve të ashpra dhe kërkesës së Xhafaj që ajo të dalë jashtë, sërish Sufali ka qëndruar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.





Lajmet e fundit nga