web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bankers problem edhe në SHBA, nuk ka paguar nënkontraktorët

9 Prill 2015, 16:00, Aktualitet CNA

Mesa duket problemet e kompanisë Bankers nuk janë vetëm me Shqipërinë, pasi sipas disa dokumentave të publikuar nga Vizion Plus rezulton se kjo kompani ka probleme me ndikimet në mjedis, por edhe detyrime të pashlyera edhe në SHBA. Bankers akuzohet nga disa kompani amerikane të cilat edhe pse kanë qenë të kontraktuara në procesin e naftënxjerrjes, nuk u janë paguar detyrimet financiare.

1 milionë e 830 mijë e 627 dollarë është detyrimi për të cilin “Kal Drilling”, një kompani e cila merret ekskluzivisht me vendosjen e sondave dhe hapjen e puseve të naftës, akuzoi Bankers se nuk e kishte paguar për shërbimet e saj.

Në vitin 2009 një tjetër kompani “Bronco Drilling Company” akuzoi sërish Bankers se nuk pagoi detyrimet e saj në shumën 633 mijë dollarëve për hapjen dhe mirëmbajtjen e dy puseve të naftës në shtetin e Oklahamës. Në SHBA Bankers konsiderohet një kompani e cila nuk mund të bëjë biznes.





Lajmet e fundit nga