Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Është vërtetë një nga sfidat tona të para e më të mëdha për t?u ndarë përfundimisht nga ky modeli i vrullit të vrerit shtazarak që derdhet pa asnjë limit edhe këtu në foltoren e parlamentit sepse në 23 qershor votat e shqiptarëve i dhanë besimin një mazhorance as jo vetëm një qeverie, por më shumë se kaq, i hapën rrugën një kthese historike në punët e vendit përfshirë edhe ndarjen nga modeli i vrerit që derdhet pa pikë përgjegjësie edhe këtu në foltoren e parlamentit.
E dhanë votën për të zhdukur arrogancën e pushtetit edhe pushtetarëve, për të ndërtuar një model etik dhe mbi të gjitha llogaridhënës të atyre që kanë përgjegjësinë për ti shërbyer qytetarëve dhe aspak më shumë, për të luftuar informalitetin, paligjshmërinë, krimin dhe korrupsionin dhe për të ndërtuar modelin e qeverisjes transparente, të përgjegjshme dhe të pastër, duke rilindur besimin e qytetarëve tek institucionet që punojnë për një Shqipëri që ecën në binarët e rregullit, në shinat e ligjit për të ndërtuar sigurinë duke luftuar bashkërisht kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit elitar.
Deri dje kur ju ishit në qeveri, fare të paprekshëm dhe fare të pa ndëshkueshëm, për të shembur murin e papërgjegjshmërisë dhe murin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve dhe qeveritarëve që deri dje mund të vidhnin dhe fryheshin në karriget e pushtetit deri sa t?i këputeshin madje këmbët e karrigeve, madje të vrisnin në emër të pushtetit pa dhënë llogari dhe pa mbajtur përgjegjësi as para qytetarëve, as para drejtësisë.
Qytetarët votuan më 23 qershor për të ndërtuar modelin e qytetarit të zgjedhur apo të emëruar që shërben me përulësi dhe korrektesë duke drejtuar punët e vendit me mentalitetin e shërbimit në interesin më të lartë të qytetarëve dhe aspak më shumë sesa kaq.
Në këto 18 muaj ama, çdo ditë e vetme ka provuar se ato 1 milionë vota paskërkan qenë me të vërtetë 1 milionë shuplaka, jo për ju personalisht, por për modelin tuaj që kalëruat mbi modelin e të keqes së ndërtuar në këto 24 vite rrëmuje, informaliteti, paligjshmërie, krimi dhe korrupsioni të ngjitura në nivelet më të larta të pushtetit pa kursyer gjë për të ruajtur karriget tuaja, sepse në këto 18 muaj ne sapo kemi filluar një rrugë të gjatë, por është rruga e duhur e për këtë arsye kërkon shumë mund dhe sakrifica.
Kush priste që në kaq pak kohë të pastronin, llumin, rrëmujën, informalitetin, paligjshmërinë, kriminalitetin dhe korrupsionin e 24 viteve që ishin bërë mullarë me bekimin e pushtetit dhe të pushtetshmëve, na ka vlerësuar për atë që jemi e bëjmë, por kjo kërkon kohë dhe mbi të gjitha kërkon sigurisht energji, ndershmëri dhe vullnet.
Unë sinqerisht i kuptoj qytetarët e thjeshtë sepse çdo ditë e tyre e nesërme është e vyer për shkak të viteve që kanë humbur, po unë nuk kuptoj një pjesë të mirë tuajën këtu se me ç? kurajë keni guxim, të hapni gojën në këtë parlament kur nuk latë gjë pa bërë e nuk ndjeheshit kurrë për çudira të papara dhe të pa dëgjuara ndonjëherë dhe se zor se mund të përsëriten më në këtë vend.
Me besimin e kolegëve të mazhornacës dhe të Kryeministrit, i ndërgjegjshëm plotësisht për pritshmërinë e qytetarëve bashkë me ekipin ne Ministrinë e Punëve të Brendshme po punojmë për ta kthyer këtë institucion dhe Policinë e Shtetit nga një bandë që vepronte me ligj në një institucion modern ku i shërbehet qytetarëve, jo kriminelëve.
Na u desh të rikthenim besimin e partnerëve ndërkombëtarë, të cilin e kishit luajtur bixhoz në tenderit që bëtë nëpërmjet policisë dhe kriminelëve të kërkuar në botë, por që këtu jo vetëm bridhnin lirshëm, por që hanin e pinin dhe madje bridhnin me makinat e Policisë.
Në këto 18 muaj kemi arritur rezultate të cilat ju në 8 vjet jo vetëm nuk imagjinonit dot, por aq larg shkuat sa bindët qytetarët se në këtë vend ka jo vetëm pushtetarë dhe familjarë të tyre të paprekshëm, por mund të ketë edhe kriminelë të paprekshëm, madje dhe fshatra të tërë të paprekshëm ku pyllëzonte droga e krimi si kurrë ndonjëherë.
Është për këtë arsye që edhe këto 3 muaj të parë të këtij viti, vrasjet janë me pak se gjysma e atyre të një viti më parë. Është për këto arsye që droga e kapur vitin e kaluar, është sa 9 vitet e shkuara, 8 prej të cilave keni qeverisur ju vetë, të gjitha mbledhura bashkë.
Është për këtë arsye që pikërisht dje, në kulmin e akuzave tuaja nisëm punën konkrete me FBI-në, Agjencinë më prestigjioze në botë, për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit, e për të dhënë goditje shkatërruese krimit të organizuar por mbi të gjitha korrupsionit elitar që ndoshta as ju nuk ju kursen.
Rezultatet tona dhe bashkëpunimi i partnerëve në nivele që ju as i çonit dot nëpër mend në 8 vjet tuaja, janë prova më e mirë e angazhimit tonë për të kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, duke zhbërë kaosin, informalitetin, paligjshmërinë, kriminalitetin dhe korrupsionin që në këto 2 dekada, është ngritur në sistem në të gjitha hallkat e shtetit këto tetë vitet e fundit falë vullnetit tuaj për t?u bërë palë me krimin.
Unë as kam pritur ndonjëherë të gjeja mirëkuptimin tuaj, por nuk kam kurrë pritur gjithashtu të sulmonit në mënyrë kaq shtazarake Policinë e Shtetit, duke shpifur një llum akuzash kaq absurde, saqë vetëm mendja djallëzore e kriminale dhe praktika juaj kur keni qenë vetë në këto zyra mund ta çonte deri në këtë nivel.
E tillë është edhe kjo që po ndodh sot, në një situatë që dua ta shpjegoj për qytetarët fare shkurt.
Dy punonjës të zyrës së Interpol Tiranës, pas hetimit të nisur nga vetë Ministria e Punëve të Brendshme dhe shkeljeve të procedurës që u evidentuan, u ndaluan me urdhër Prokurori, pikërisht pse nuk kishin zbatuar ligjin siç duhet, por pavarësisht pse e hetuam vetë, proceduam vetë dhe korrigjuam vetë ne, gabimin që kishin bërë të dy punonjësit e policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dha dorëheqjen me një akt moral të pashembullt që dëshmon përgjegjshmërinë tonë në detyrën që na kanë besuar qytetarët.
Drejtësia sigurisht do nxjerri përgjegjësitë e gjithkujt, por veprimi ynë për të zbuluar vetë të gjitha shkeljet, për t?i hetuar e korrigjuar, por edhe për të mbajtur përgjegjësi, është shembulli më i mirë i forcës tonë për të zbatuar ligjin pa asnjë dallim.
Sepse shqiptarët kanë votuar më 23 qershor që kurrkush nga ne të mos jetë mbi ligjin, e këtë po bëjmë çdo ditë.
Pa pyesni veten pak, këto fakte që sot po i tundni për të bërë tollovinë e radhës, kush ua tha? I gjetët vetë? E zbuloi media?
I? a u dha ndonjë institucion tjetër? Jo.
Po tundni letrat e hetimit që urdhëruar Ministria e Brendshme për ata 2 punonjës, dhe shembullin tonë të përgjegjshmërisë, po e tundni me demek si provë kriminale me një përpjekje mediokre për të bërë budalla të madh e të vogël në këtë vend.
Me modelin tuaj, këto letra duhet t?i kishim fshehur dhe askush nuk s?do e merrte vesh.
Por as unë dhe askush në drejtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, nuk mund të shkelë ligjin pavarësisht kostos. Ndaj bëmë transparencë, pavarësisht se e kisha tepër të qartë dimensionin e vrerit dhe të llumit që gojët e shthurura në çerdhen e SHQUP-it do të hidhnin si zakonisht.
Por ne nuk bëmë vetëm kaq, kemi përfunduar reformën e të gjithë sistemit në zyrën e Interpolit. Në atë zyrë të rëndësishme që në kohën tuaj e drejtonte vetë nipi i Sali Berishës, nipi i drejtpërdrejtë i Sali Berishës! Por që ne sot po e reformojmë duke përcaktuar një sistem të tërë mekanizmash që nuk mund të lejojnë dot, dhe asnjë shans, çdo punonjës policie, sot apo nesër, që të ketë mundësinë që të mos e respektojë ligjin në frymë dhe në gërmë.
E në qoftë se nipi i Sali Berishës, që nuk ke kurajo kurrë këto ta pranosh, në qoftë se nipi i Sali Berishës që drejtonte pikërisht këtë zyrë, jo vetëm informacionin nuk e kursente, por nuk kursente as plumbat në mes të Tiranës për një parkim makine, e nuk i hynte gjemb në këmbë, sot oficerët e Policisë mbajnë përgjegjësi ligjore, për çdo shkelje të procedurës, pavarësisht pasojave.
Jemi dy modele shumë të ndryshme, sa juve as ua rrok mendja. Sepse kur një drejtues i lartë i policisë, guxoi të kërkonte pikërisht këtë informacion për të cilin ju flisni sot, jo vetëm ia fshehët, por e larguat nga puna. E kur ndërkohë kupola e lartë e Policisë shtrohej në gosti çiftelie, si ato që nuk na i kursenit as në foto, drejtuesi i lartë i policisë u tradhtua nga shefat e vet dhe u vra ashtu siç pretendon prokuroria, nga të njëjtët njerëz, për të cilët kishte kërkuar informacionin e që hanin e pinin me kupolën e Policisë.
Të mbahet mend Sali Berisha ajo situatë! Të mbahet mend mirë, siç të mbaj mend unë mirë ç?sy e ç?fytyrë të vrerosur kishe këtu atë ditë. E jo dorëheqje nuk dha njeri nga kupola e Policisë së Shtetit kur u vra kryekomisar Dritan Lamaj. Por Komisarit i hëngrët drekën e mortit, të vrarë nga njeriu që kupola e Policisë i hante darkat!
Nëse nuk jeni ju, qytetarët sigurisht kanë edhe sy edhe veshë. Të shohin dallimin e madh ndërmjet jush dhe nesh! Ne nuk njohim të pandëshkueshëm. Nuk njohim kurrkënd mbi ligjin. Dhe ky është modeli që po japim vetë së pari, e pastaj për të gjithë.
Nuk ka si ta kuptojë këtë ai që sot del si fyell në folenë e SHQUP-it dhe trash zërin se kështu kujton se medemek ia fërshëllejnë më shumë, kur vetë si ministër nuk ka lënë gjë pa bërë e nuk është gjykuar kurrë. Kur vetë nuk ke folur ende të japësh llogari para drejtësisë për palaçollëqet që ke bërë, nuk ke si t?i flasësh popullit, duke pritur të besohesh vetëm se mund të trashësh pak zërin para kamerave dhe të squkesh si pulë para Saliut.
Ndaj psh. e pranoj si shumë më normale të flasë në këtë foltore Ristani që fundja me ato punët e naftës të vitit ?94, është dënuar nga gjykata dhe i ka larë hesapet me drejtësinë me dënimin që ka kryer, sesa ai tjetri që e keni squkur te SHQUP-i, por që më drejtësinë nuk ka larë asnjë hesap.
E në qoftë se specialisti i Policisë që u hetua prej nesh dhe shkoi para drejtësisë sepse vonoi materialin e Interpolit, prokurorit që vonoi dosjen e Lulzim Bashës me një ditë të vetme, aq sa duhet për të mos u gjykuar Lulzim Basha, nuk i ka hyrë ende sot gjemb në këmbë. Jo më të merret në përgjegjësi penale. Këto janë modelet e ndryshme mes nesh.
Një oficer policie sot ndalohet para drejtësisë, pse abuzon me të drejtat e njeriut, gjatë ndalimit apo gjatë arrestimit, sepse ne i quajmë të vyera filmimet denoncuese të mediave. Qoftë edhe të mediave më dashakeqe.
Por kjo është shumë larg modelit të atij policit që sillej në Tiranë si ?tarzani? rrihte gazetarë në rrugë e në dhomat e komisariateve, sepse ishte i paprekshëm me bekimin e ish-Kryeministrit e nuk i hynte gjë në këmbë.
Kjo akoma më larg është kjo nga modeli i bodyguardit të çunit të Sali Berishës që qëlloi me armë kamerierin pse nuk i ndërroi tavllën në lokal, e as ai vetë nuk iku nga puna, por as nuk doli para përgjegjësisë penale.
Për të mos folur për vetë çunin tënd, që ngriti një biznes ku humbën jetën 26 persona, e 2 të tjerë vranë veten se nuk gjetën drejtësi ti shlyente dhimbjet e të afërmve që kishin humbur, se keni filluar të flisni dhe për shqiptarët që vetëvriten ju, dhe jo vetëm që nuk doli para drejtësisë, por prokuroria nuk e thirri një herë të vetme, të paktën sa për ta pyetur.
Prandaj e shihni si manovër politike dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë sot dhe e keni të pamundur ta mendoni si të sinqertë, sepse vetë kështu menduat të zgjidhnit përgjegjësinë kriminale që ju plasi mu në zemër të shtetit e të familjes së Kryeministrit, me dorëheqjen e një Ministrit që e kemi atje në fund e sot është ende deputet, e që sot e kësaj dite nuk del para drejtësisë meqenëse i plasi gërdeci në dorë vetëm për 1 arsye të vetme, se është deputet.
Ky që sot mbani mbi kokë pse ia u la Saliu, ishte Ministër i Brendshëm kur u vranë 4 qytetarë të pafajshëm, dhe as dorëheqjen nuk guxoi të shkojë para drejtësisë për asnjë sekondë të vetme.
Unë as dua të zgjatem më, dhe as kam dëshirë t?i lejoj vetes të humbas kohë të çmuar e të vyer për qytetarët me llumin shtazarak që po prodhoni sot e 18 muaj me rradhë, sepse kam shumë punë bashkë me kolegët e mi për të zhbërë një herë e mirë batërdinë dhe shkatërrimin që keni bërë dje, dhe as përkulem e as tundem nga vullneti im për të luftuar me ndershmëri e pa asnjë kompromis krimin dhe korrupsionin.
Bashkë me neverinë time më të madhe për spektaklin bastard që po i jepni publikut, kam edhe vullnetin maksimal për të mos lejuar kërkënd prej jush të kalojë i pa lagur për ç?ju nxjerr nga goja pa i dhënë llogari drejtësisë.
Padia penale që kam bërë unë por edhe Kryeministri i vendit, do ju japi mundësinë të shkoni në Gjykatë dhe provoni ato që keni thënë, në të kundërt mos mendoni se këtë baltosje unë, kolegët e mi, Kryeministri dhe maxhoranca, e pranojmë si standard politik për t?ju shitur Shqiptarëve. E shpresoj as gjykata të mos pranojë të kalojë si justifikim ajo që po bëni sot para gjykatës, ku përsërisni si pula ato frazat që vetëm injoranca dhe papërgjegjshmëria e pashoq mund t?i kuptojë.
Sepse ju këtu nuk mund të thoni një mijë e një të zeza që ju nxjerr gurmazi e para gjykatës të thoni nuk dimë gjë, kështu na thanë të themi se kështu e di Partia.
Shqiptarët duhet të ndahen një herë e mirë nga kjo rracë në politikë, që pas jakës e kollares, fshehin krime të kryera e pandëshkuara e përbaltjen kolektive me akuza nga më absurde, e përdorin si mburojë politike.
Në qoftë se këtu në këtë sallë ka njerëz që nuk duhet të jenë, kjo është një gjë që vullneti i të gjithëve e zhbën, por në këtë sallë duhet të zhbëjmë edhe ata që kanë ende jakë e kollare veshur dhe kapardisen të pagjykuar për krime që askush në botë nuk do guxonte t?i shpëtonte.
Sepse në 23 qershor, shqiptarët kanë votuar për atë kthesën historike që të ketë gjykim para drejtësisë për ata që kanë bërë krime dhe nuk janë gjykuar ende dhe sot rrinë në politikë e parlament, së bashku me 2 gjëra edhe më të rëndësishme se kaq; dekriminalizimin e mediave dhe dekiminalizimi e vetë drejtësisë.
Këto shuplaka kundër modelit tuaj, do t’i shihni përsëri në zgjedhjet e pas pak muajve, që të kuptoni se tashmë përfundimisht vendi dhe qytetarët i kanë hyrë një rruge që është rruga e duhur e pa kthim, e askush nuk mund ta zhbëjë.
Ju ndërkohë vazhdoni me vrerin tuaj, me çmendurirat tuaja, por nga kjo nuk shpëtoni në çdo rast.
Dhe mos dëgjoni atë të ziun, siç e quante Saliu kur ishte në partinë tonë, se do t’ju japë prapë nga ato stilolapsat kamera që shpiku kur na i dha ne, por më besoni për shembullin personal, nuk do iu funksionojnë për asgjë.
Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në seancën parlamentare ? 2 prill 2015
Unë e mirëkuptoj shumë zotin Fino dhe nuk dua në fjalën time...
Mijëra qytetarë të Shkodrës kanë protestuar sot kundër varfë...
Policia e Londrës ka arrestuar tre shtetas shqiptarë , pasi ...
Me përfundimin e shumë të kontestuarës reformë territoriale ...
Nëse doni të merrni leksione për realizimin e fotove selfie,...
Nga Edmond SpahoSot po shqyrtojmë ligjin per organizimin dhe...
Çmimi me pakicë i miellit është rritur me të paktën 5 për qi...
Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës ...
Më shumë se 25 mijë luftëtarë të huaj nga 100 kombe kanë udh...
Nga Kastriot MYFTARAJDitën e mërkurë në mbrëmje Dhoma Amerik...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar nje mesazh ne rrjet...
Një studim ka zbuluar se kryqëzimi i duarve mund konfuzojë m...
Në një studim të ri kjo lule medicinale është trajtuar si nj...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deput...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deput...
Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës ...
(Shkrimi i plote)Këshilli i Mandateve në Shqipëri do të vend...
Zonat kënetore të qytetit të Lezhës janë bërë epiqendra e nj...
Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj deputetit të Partisë Demo...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...