Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Unë e mirëkuptoj shumë zotin Fino dhe nuk dua në fjalën time të përsëris të gjithë atë shpjegim të domosdoshëm që bëri z. Fino, sepse kjo nuk është reforma në tërësi, është vetëm një pjesë shumë e vogël e saj. Por zoti Fino, nuk është as zonja Tabaku e mundur t?ju japë përgjigje nëse PD do të marrë pjesë në zgjedhje apo jo, nuk është as Kryetar i grupit parlamentar, nuk është as Lulzim Basha në gjendje t?ju japë përgjigje për këtë. Ai që mund t?ju japi përgjigje nëse PD-ja do marri pjesë në zgjedhje apo jo është në gjumë tani, do zgjohet prapë, do të vijë dhe do të na thotë mbasi të ketë pirë dhe ilaçet, nëse PD-ja do të marri pjesë në zgjedhje apo jo.
Në emër të Grupit Parlamentar të PS, dua t?ju them që ajo çfarë Sali Berisha tha sot, është kryekëput qesharake, ashtu si të gjitha ato që ka thënë dje, ato që tha pardje, ato që do të thotë nesër. Të jeni të sigurt dhe ato që do të thotë sot në darkë kur të vijë prapë, janë po aq qesharake sa çka thënë gjithë këto kohë. Duhet t?ju them sinqerisht, në emër të Partisë Socialiste, është e trishtueshme çfarë i ka ndodhur Sali Berishës. Është për të ardhur keq ku ka përfunduar lideri historik i Partisë Demokratike dhe i bëjmë thirrje miqësore familjes së Sali Berishës, ta mbajnë në shtëpi, mos ta lënë pa shoqëruar, të kujdesen! I themi Sali Berishës që thuaj çfarë të duash, ne nuk do të merremi më me ty, me ato që thua ti!
Tani, më lejoni të them dhe të shpreh një vlerësim për vendimin e Lulzim Bashës për të mos kandiduar në fushatën e 21 qershorit për zgjedhjet vendore, për Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar si një hap i parë, për mos kandidimin e personave me rekordeve kriminale. Flasim çdo ditë për dekriminalizim, për gëzimin e Partisë Demokratike, keni filluar të reflektoni. Një person me rekorde kriminale si Lulzim Basha u tërhoq nga kandidimi, ky është hap për tu përgëzuar. Tani i takon Prokurorisë që ta procedojë penalisht për tre dosjet e rekordeve kriminale që rëndojnë mbi të. Rekordin kriminal të vjedhjes së 232 milionë eurove, rekordin kriminal, i vetmi në Shqipëri që e ka, të tradhtisë kombëtare për shitjen e shelfit detar të Shqipërisë, të kufirit, të tokës dhe të detit shqiptar, dhe rekordin kriminal të katër të vrarëve të 21 janarit.
Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Partia Demokratike ja hoqi suportin politik duke mos e rikandiduar në Tiranë. Zoti Prokuror i Përgjithshëm, ushtroje mandatin tënd, duke bashkëpunuar me Parlamentin dhe institucionet e tjera të pavarura në vend, që procesin e dekriminalizimit ta shtojmë, ta zgjerojmë edhe me emra të tjerë politikanësh sikurse është zoti Basha.
Por dekriminalizimi në PD duhet të vazhdojë edhe me numrin 2 të Partisë!
Sot, u gjendën para një deklarimi të rremë. Zoti Ristani deklaroi se nuk ka rekorde kriminale. Tha kështu apo jo ?! Tani:
?Vendim në emër të popullit,
Gjykata e Rrethit Tiranë e përbërë prej Gjovalin Përnoca gjyqtar, Shkëndije Shahu ndihmës gjyqtar, Artur Gaxhaj ndihëmës gjyqtar, numër akti 253 957, me sekretare Ikbale Luga, prokuror Dritan Ribaj, sot më datë 18.11.1994 në Tiranë, gjykoi çështjen penale që i përket të pandehurit Arben Ristani, me profeson jurist, i padënuar në gjendje të lirë. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Ristani, për veprën penale të dhënies së një vendimi që dihet që është haptazi i padrejtë dhe në bazë të nenit 116 të kodit penal në lidhje me nenin 36 të Kodit Penal ta dënoj me 6 muaj heqje lirie?.
Procesverbal, ?Vitit 1994, muaji mars, ora 13.00, unë Shuaip Xhani bëra kontrollin personal të të ndaluarit Arben Ristani, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit ju gjetën materialet e mëposhtme: ore elektornike me bateri dhe zinxhir të bardhë, çelësa 3, thikë e vogël?. Se çe ke dashur këtë thikën?! Zotëria i ka firmosur vet të gjitha këto. Arben Ristani ka firmosur edhe për biçakun.
E keni seriozisht këtë procesin e dekriminalizmit? Atëherë, përgëzime për Lulzimin, nuk do të kandidoj, të shkoj në prokurori.
Ka një gjë të dashur qytetarë,
Po flasim për reformën administrative territoriale, po flasim për të gjitha ligjet që e bëjnë atë të implementueshme, por një gjë nuk mund të rrimë pa e thënë. Lulzim Basha hyri në Bashkinë e Tiranës hajdutshe dhe po del nga Bashkia e Tiranës në kuadër të dekriminalizimit. Gjë më të mirë për shqiptarët nuk ka. Në fund të fundit, populli shqiptar ka një shprehje, ? mos e merr po nuk e meritove, se të bëhet haram?. Edhe një president amerikan, Franklin D. Roosevelt, ka pasur një shprehje shumë të mirë, ? në politikë nuk ndodh asgjë aksidentalisht, nëse ajo ndodh, ndodh sepse është planifikuar ashtu?. Ky paska qenë edhe fati politik i Lulzim Bashës, të hyj hajdutshe dhe të dali për dekriminalizim.
Qytetarët e Tiranës që na ndjekin, shumë janë më të vjetër unë dhe shumë këtu jemi të ardhur në Tiranë, zonja Tabaku është qytetare e vjetër e Tiranës, e dinë se Xhemal Tafaj mbahet mend se bëri ca punë, edhe Sali Kelmendi i bëri ato dyqanet e qofteve, Albert Brojka bëri dhe ai ndonjë punë, sigurisht që nuk krahasohen dot kurrë me gjithë ndryshimin që i solli Edi Rama Tiranës. Po Lulzim Basha për çfarë do të mbahet mend? Thoni vetëm një gjë! Ore këtë gjë e bëri, por e bëri keq. Po një gjë të vetme të paktën! E bukura është që dalin nëpër debate televizive dhe thonë që Luli ka bërë planin. Katër vjet për të bërë planin!
Fjala e deputetit socialist Taulant Balla sot ne Kuvend
Mijëra qytetarë të Shkodrës kanë protestuar sot kundër varfë...
Policia e Londrës ka arrestuar tre shtetas shqiptarë , pasi ...
Me përfundimin e shumë të kontestuarës reformë territoriale ...
Nëse doni të merrni leksione për realizimin e fotove selfie,...
Nga Edmond SpahoSot po shqyrtojmë ligjin per organizimin dhe...
Çmimi me pakicë i miellit është rritur me të paktën 5 për qi...
Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës ...
Më shumë se 25 mijë luftëtarë të huaj nga 100 kombe kanë udh...
Nga Kastriot MYFTARAJDitën e mërkurë në mbrëmje Dhoma Amerik...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar nje mesazh ne rrjet...
Një studim ka zbuluar se kryqëzimi i duarve mund konfuzojë m...
Në një studim të ri kjo lule medicinale është trajtuar si nj...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deput...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deput...
Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës ...
(Shkrimi i plote)Këshilli i Mandateve në Shqipëri do të vend...
Zonat kënetore të qytetit të Lezhës janë bërë epiqendra e nj...
Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj deputetit të Partisë Demo...
Një nga njerëzit më të pasur në botë ka rrëfyer librat më të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...