web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon takimi/ Rama: Finalizuam me sukses koalicionin, Idrizi: Gjetëm mbështetje te PS  

30 Mars 2015, 12:50, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama pas përfundimit të takimit me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi në një prononcim për mediat deklaroi se marrëveshja u finalizua me sukses për të ecur në rrugën e partneritetit politik. Më tej Rama theksoi se nuk kemi emra kokretë, pasi për ne me rëndësi është vendosja e kandidatëve në mënyrë që të bashkojmë të gjitha partitë e koalicionit.

?Sapo kemi finalizuar marrëveshjen për te ecur ne rrugën e partneritetit politik me partine e PDIU te drejtuar nga Shpetim Idrizi. Sigurisht qe diskutimi eshte përqendruar te vija kryesore e ketij partneriteti çka do te thotë se se bashku me PDIU ne do të jemi në bashkëqeverisje dhe natyrshëm kemi diskutuar edhe për stacinonin e pare të këtij udhëtimi, që është stacioni i zgjedhjeve vendore ku do të dalim së bashku me 61 kandidatë të koalicionit qeverisës dhe me konkretisht do te shkëmbejmë opinionet dhe vendosim për këto kandidatura me një vëmendje te veçante ndaj opinionit në disa qarqe ku edhe influenca politike e kësaj partie eshte me e qënësishme se sa në qarqe të tjera.

PDIU partner mjaft i rëndësishëm. E di që do të pyesni për emra por nuk kemi emra konkret njësish, kemi vendosur ta vendosim partneritetin që të gjithë kandidatët të miratohen së bashku ku konkretisht në disa prej qarqeve PDIU te ketë kontribut të drejtpërdrejtë. Gabimisht ju raportoni se ju dhanë 15 bashki LSI nderkohë ne nuk kemi bere ndarje mes partive, por do te bashkojme te gjitha partite e koalicionit ne meshtjete. Thirrja jonë për qytetarët të votojme kanditen tone dhe do do te cojme para punen ekoalicionit tone ne nivel vendor?, u shpreh Rama.

Nga ana e tij kreu i PDIU-së,  Shpëtim Idrizi deklaroi se në zgjedhjet vendore të 21 qershorit do të dalim me 61 kandidatë të përbashkët, ku për ne kryesore është mbështetja që programi jonë i PDIU-së ka gjetur te qeveria, te Partia Socialiste.





Lajmet e fundit nga