Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Nga Eduard Zaloshnja
Nga dy sondazhe që kam zhvilluar vetë para disa muajsh dhe nga një sondazh verifikues i zhvilluar nga një sondazhist tjetër më vonë, rezultonte se 72-135 mijë kryeqytetas ishin gati të votonin për Gjergj Bojaxhiun si kandidat i pavarur për kryebashkiak të Tiranës, në përballjen me Pandeli Majkon, ose Mimi Kodhelin, ose Lindita Nikollin, ose Erion Veliajn, ose Saimir Tahirin, nga e majta, dhe Lulzim Bashën, ose Majlinda Bregun, ose Grida Dumën, ose Eduard Selamin, nga e djathta. Me një interval të ngjashëm rezultonin edhe Fatos Lubonja e Dashamir Shehi, në një kandidim hipotetik si kandidatë të pavarur.
Kur u zhvilluan tri sondazhet e sipërcituara, pyetja rreth kandidimit të Bojaxhiut ishte hipotetike. Ndërsa tani që ai e ka deklaruar se do të kandidojë, pyetja është konkrete: Sa vota do të marrë Bojaxhiu në 21 qershor?
Përgjigjia e kësaj pyetje varet nga përgjigjet e tri pyetjeve të tjera: 1-A do të arrijë Bojaxhiu të mbledhë 6100 firma për t?u regjistruar si kandidat zyrtar në KQZ? 2-Si do ta zhvillojë fushatën Bojaxhiu? 3-Si do ta zhvillojnë fushatën kundër tij rivalët dhe si do t?u përgjigjet Bojaxhiu?
Në qoftë se Bojaxhiu nuk arrin të mbledhë 6100 fima, kuptohet që ai do të marrë zero vota? Por nga informacioni që kam, Bojaxhiu e ka filluar mbledhjen e firmave pa e shpallur publikisht kandidaturën. Dhe tani, me shpalljen e saj, ai do ta intensifikojë mbledhjen e firmave edhe nëpërmjet një fushate publike, që ia lejojnë kushtet e teknologjisë moderne. Pra, le të supozojmë se Bojaxhiu do të arrijë t?i mbledhë firmat e nevojshme për kandidim si i pavarur.
Pas regjistrimit zyrtar në KQZ si kandidat, Bojaxhiut do t?i duhet të bëjë fushatë në kushte disfavorizuese për të, sepse mediat tradicionale do t?i japin shumë më tepër hapësirë rivalëve të tij të partive të mëdha. Për këtë arsye, atij do t?i duhet të shfrytëzojë sa më gjerësisht edhe mediat alternative (rrjetet sociale, portalet online), në mënyrë që platforma e tij të bëhet e njohur për të gjithë ata që paraprakisht anojnë drejt dhënies së votës për të ? një i anketuar mund të thotë se është gati të votojë për Bojaxhiun, por duhet bindur e motivuar që në 21 qershor të marrë mundimin për të shkuar në kutinë e votimit.
Për të realizuar këtë, Bojaxhiu duhet të ngjallë optimizëm e besim se premtimet e tij për përmirësimin e Tiranës do t?i realizojë. Ai duhet t?i bindë votuesit që anojnë nga ai se nuk do të bjerë preh e trysnisë klienteliste dhe korruptive që do ta rrethojë, në qoftë se zgjidhet kryebashkiak. Ai duhet të demostrojë sesi do t?i tejkalojë pengesat e qeverisë qendrore, në qoftë se zgjidhet kryebashkiak. Ai duhet t?i bindë votuesit që anojnë nga ai se do të ketë vëzhgues të betuar në 1070 qendrat e votimit të Tiranës, në mënyrë që votat për të mos të tjetërsohen apo të zhvlerësohen.
Dhe së fundi, numri i votave që do të marrë Bojaxhiu do të varet shumë edhe nga fushata e akuzave që do t?i bëjnë rivalët, si dhe nga përgjigjet që do t?u japë Bojaxhiu atyre. PS-ja do ta akuzojë se ai po bën lojën e Hysni Milloshit, për të tërhequr sa më shumë votues të pakënaqur të saj dhe anasjelltas. Të dyja partitë do të mundohen të përhapin thashetheme për një pasurim të Bojaxhiut prej qënies së tij drejtor i KESH-it dhe INUK-ut. Gjithashtu, ato do të mundohen të përhapin thashetheme edhe për njerzit që do ta mbështesin publikisht kandidaturën e Bojaxhiut.
Duke parë këto pengesa që ka përpara Bojaxhiu, mund të thuhet se fitorja e garës ku është futur është më e vështirë se ngjitja që i bëri Everestit si alpinist. Dhe në qoftë se ai nuk do dijë t?i kapërcejë këto pengesa, kaposhi i rezultateve në sondazhet e sipërcituara mund të katandiset në një thelë?
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kreun...
Kompania ajrore gjermane, Luftathansa e cila operonte edhe a...
Ka përfunduar pak minuta më parë seanca gjyqësore për të ak...
Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë dhënien e vendimit për...
Avioni diellor, Solar Impulse, që fluturon pa karburant, ësh...
Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua të enjten pasi tentoi të v...
Një fotografi qarkullon nëpër botë. Ajo tregon një djalë të ...
Kryeministri britanik David Cameron u tha votuesve se ata pë...
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, ka reaguar li...
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar gjatë mbledhjes së sotme proj...
Për disa ditë me radhë përflitej se Gjergj Bojaxhi do të ish...
Ambasadorja e Belgjikës në Shqipëri, Anick Van Claster, ka d...
Gjykata e Lartë dha sot masën ‘arrest me burg’ për Durim Bam...
Një automjet tip Citroen me targa OH -221-NI, është përfshir...
Partia konservatore UMP e ish-presidentit, Nicolas Sarkozy, ...
Performancën e fundit që pati në skenë, e kaloi në mënyrë të...
Një fotografi qarkullon nëpër botë. Ajo tregon një djalë të ...
Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Astrit Kurti, me ...
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, ka reaguar li...
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi në parim draftin e p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...